Ndërlidhjet

Pesë persona akuzohen për terrorizëm në Kosovë


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Prokuroria Speciale tha se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, që dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme terroriste dhe kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas njoftimit, A.Gj., E.S., N.S dh M.B., nga marsi i vitit 2021 deri në tetor të po atij viti, kishin bërë përpjekje të krijonin një strukturë organizative “për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin kontaktuar me një person që kishte një gradë të lartë “në organizatën terroriste Shteti Islamik” dhe janë angazhuar që të sigurojnë armatime të ndryshme.

Veprat për të cilat dyshohen janë: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës si dhe për kryerjen e veprës terroriste.

Ndërkaq, dy të pandehur po ashtu akuzohen se kanë fshehur armë të zjarrit dhe municion të llojeve të ndryshme, të cilat i kanë vendosur në bure të plastikës dhe i kanë groposur.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG