Ndërlidhjet

Kosova regjistron tetë raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 13 dhjetor se janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2,496 mostrave.

Gjatë 24 orëve paraprake, sipas njoftimit, janë shëruar gjashtë pacientë, ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 323.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 344 doza të vaksinës.

Që prej nisjes së fushatës së imunizimit e deri më 13 dhjetor, sipas MSH-së, me dy doza janë vaksinuar 772,537 qytetarë, ndërkaq me një dozë 872,196 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech.

Po ashtu, Kosova ka nisur dhënien edhe të dozës së tretë dhe asaj përforcuese, të cilat mund t’i marrin personat mbi 18 vjeç.

XS
SM
MD
LG