Ndërlidhjet

Përmbytje në Kosovë, Shqipëri e Serbi

Përmbytjet kanë goditur të dielën pjesë të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë.

Në Kosovë nuk ka pasur viktima, ndërsa në Shqipëri, një burrë me djalin dhe vajzën e tij me makinë kanë rënë në një lumë në veri të vendit. Vajza ka arritur të shpëtojë, ka njoftuar policia shqiptare të dielën.

Në Shqipëri, disa shkolla u mbyllën në zonat e prekura nga përmbytjet dhe shërbimet e urgjencës filluan evakuimin e njerëzve në rrethin e Shkodrës në veriperëndim të vendit.

Në Serbi, gjendje më e rënduar ishte në zonën e Novi Pazarit dhe Tutinit në jugperëndim të Serbisë. Në Tutin u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të vërshimit të lumenjve dhe ujërave të rrëmbyeshëm që kërcënuan shtëpi dhe pjesë të infrastrukturës.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Trego më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG