Ndërlidhjet

Kosova regjistron dy viktima dhe mbi 1.400 raste të reja me COVID-19


Një qytetare duke u testuar për koronavirus në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Një qytetare duke u testuar për koronavirus në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 1.440 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur më 21 korrik Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Rastet e reja dalin pas testimit të 3.669 mostrave apo 39.24 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Numri i infektimeve të reja është më i ulët krahasuar një ditë më parë kur Kosova regjistroi afër 1.800 raste.

Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 761 qytetarë, ndërkaq raste aktive janë 8.712.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

XS
SM
MD
LG