Ndërlidhjet

Kosovë: 26 pacientë në gjendje të rëndë nëpër spitale


Një pacient duke u trajtuar kundër koronavirusit në Klinkën Infektive në Prishtinë.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të shtunën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 757 pacientë, prej tyre 653 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 26 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 610 po trajtohen me oksigjenorapi.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar më 20 gusht, katër viktima dhe 2,250 raste të reja me koronavirus.

Kjo ka qenë shifra më e lartë ditore e të infektuarve në Kosovë, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, grup-mosha me më së shumti raste të reja është ajo 20-29 vjeç me 543 raste, pasuar nga 30-39 vjeç me 476 raste.

Prej 13 marsit 2020 deri më 20 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 125.348 me koronavirus, ku 2.307 persona kanë vdekur dhe 106.700

Raste aktive janë 16.341.

Nga 20 gushti, në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh.

XS
SM
MD
LG