Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave. Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.
Protestat e së enjtes në veri përmes fotografive

1
Qytetarët në Zveçan u mblodhën që në orët e hershme të mëngjesit të 1 qershorit për të protestuar kundër kryetarit shqiptar.

2
Situata në Zveçan mëngjesin e së enjtes raportohet të jetë e qetë.

3
Protestuesit serbë në Zveçan.

4
Në Zubin Potok po proteston një numër i vogël i qytetarëve serbë.