Në Kroaci kanë arritur 19 persona të plagosur, të shoqëruar nga familjarët e tyre nga Ukraina.
Atyre u është siguruar kujdesi në institucionet shëndetësore, për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, njoftoi të mërkurën, më 26 prill, Ministria e Veteranëve të Kroacisë.
“Me zbatimin e këtij aktiviteti, Qeveria kroate vazhdon të tregojë me këmbëngulje dhe në vazhdimësi mbështetjen për popullin ukrainas, si në aspektin politik, diplomatik, ushtarak, ashtu edhe në aspektin humanitar”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ministria shton se “të gjithë personat do të realizojnë statusin e personave nën mbrojtje të përkohshme dhe në përputhje me rregulloret dhe të drejtat ligjore, si dhe të personave të tjerë të zhvendosur në Republikën e Kroacisë”.
Duke kujtuar përvojën e Luftës së atdheut, ministria njoftoi se Kroacia është e gatshme të ndajë njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e saj.
Në mesin e muajit mars, Qeveria e Kroacisë miratoi vendimin për ofrimin e ndihmës për trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina në Republikën e Kroacisë, i cili përfshin pritjen, kontrollimin, trajtimin dhe rehabilitimin.
Të lodhur por jo të mundur: Ushtarët ukrainas vazhdojnë luftimin në Bahmut
Luftëtarët e Kievit po mbajnë ende qytetin e rrethuar lindor, Bahmut, pavarësisht luftimeve intensive brutale midis forcave ushtarake ukrainase dhe ruse.
"Ushtarët tanë po japin maksimumin e tyre në betejat e përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake (të armikut) dhe për të thyer moralin e tij. Çdo ditë, në çdo cep të këtij qyteti, ata po e bëjnë këtë me sukses", tha ai për kanalin televiziv 1+1.
Megjithëse marrja e kontrollit të "mullirit të mishit" të Bahmutit, ku mijëra ushtarë vlerësohet të jenë vrarë nga të dyja anët, do të ishte një fitore kryesisht simbolike për Moskën, ajo do t'i lejonte forcat e saj të përqëndroheshin në garnizonet ukrainase rreth Çasiv Jarit dhe më thellë, në rajonin e Donjeckut.
Ukraina ka treguar se së shpejti do të nisë një kundërofensivë për të rimarrë më shumë territor. Fillimi i tij është vonuar, për shkak të një kombinimi faktorësh, duke përfshirë motin, dërgesat e ngadalta të pajisjeve dhe sasinë e pamjaftueshme të municionit, tha Kievi.
Nga Ministria e Veteranëve të Kroacisë thonë se janë të bindur për suksesin e mjekimit dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të plagosurve.
Rusia filloi pushtim në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022.
As Ukraina dhe as Rusia nuk i publikojnë shifrat për viktimat.
Megjithatë, në dhjetor të vitit 2022, Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se që nga fillimi i pushtimit rus janë vrarë ndërmjet 10 mijë deri 13 mijë ushtarë ukrainas.
Në dokumentet që së fundmi kanë rrjedhë nga Pentagoni, përmendet se numri i ushtarëve ukrainas të plagosur është mbi 100 mijë.
Këto të dhëna nuk u konfirmuan nga pala ukrainase.