Krimeja në terr të plotë teksa dronët ukrainas godasin rrjetin energjetik
Krimeja është duke u futur në krizë energjetike, pasi ndërprerjet e rrymës po përhapen në gjithë gadishullin ukrainas të pushtuar nga Rusia. Ndërkohë, autoritetet vendase të instaluara nga Kremlini kanë ngritur "qendra të ndihmës emergjente".
5
Çiklistë dhe këmbësorë në një rrugë të errësuar në Jevpatoria më 5 korrik.
Kriza e energjisë elektrike në Krime, e cila po zhvillohet paralelisht me mungesat e vazhdueshme të karburantit në gjithë gadishullin, ka bërë që në disa qytete të preken shërbime jetike, si furnizimi me ujë, ndërsa shërbimi i tramvajit është pezulluar.

6
Një ndërtesë banimi pa ndriçim në Jevpatoria më 5 korrik.
Pompat komunale të furnizimit me ujë në Jevpatoria raportohet se dolën jashtë funksionit për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike. “Presioni i ujit në rrjet është nën nivelin e kërkuar dhe uji nuk po arrin në katet e sipërme të ndërtesave ose në zonat e ngritura”, njoftoi një zyrtar më 6 korrik.

7
Një plazh kryesisht i zbrazët në Feodosia, në bregdetin lindor të Krimesë, i fotografuar në fillim të korrikut.
Një largim i dukshëm i turistëve nga Krimeja drejt Rusisë u filmua në fund të qershorit, mes një krize energjetike të shkaktuar nga sulmet ukrainase ndaj transportuesve të karburantit dhe infrastrukturës energjetike.

8
Ndërtesa banimi të errësuara në Jevpatoria më 5 korrik.
Autoritetet e vendosura nga Rusia kanë hapur “qendra të ndihmës emergjente” në disa qytete të Krime që nga 5 korriku. Këto qendra ofrojnë “karikim të telefonave, qasje në shërbimet e komunikimit dhe ndihmë të menjëhershme”, në kushtet e krizës së vazhdueshme të energjisë elektrike.