Ndërlidhjet

444 ditë: Vështrim krizës së pengjeve

Dyzet vjet më parë, më 4 nëntor, 1979, disa studentë iranianë - ndjekës të Ajatollah Ruhollah Khomeinit - kanë sulmuar ambasadën amerikane në Teheran dhe kanë marrë pengje dhjetëra amerikanë.

Në mesin e Revolucionit Islamik, studentët, të mbështetur nga turma të mëdha njerëzish, kanë marrë kontrollin e kompleksit amerikan.

Ata kanë thënë se janë të zemëruar që ish-lideri i vendit, shahu Mohammad Reza Pahlavi, është pranuar në Shtetet e Bashkuara për trajtim të kancerit.

Pesëdhjetedy amerikanët janë mbajtur peng për 444 ditë.

Kriza diplomatike ka shkaktuar dëme të mëdha në presidencën e Jimmy Carterit në SHBA dhe marrëdhëniet amerikane-iraniane nuk janë rikuperuar kurrë.


Trego më shumë

XS
SM
MD
LG