Ndërlidhjet

Thellohet kriza e shëndetit publik në Gazë

Palestinezët që kanë arritur të ikin prej sulmeve të Izraelit në veri të Gazës, tani në jug po përballen me mungesë të ushqimit, ilaçeve dhe produkteve higjienike.

Për popullsinë në Rafah, secila ditë është kthyer në cikël të vazhdueshëm të kërkimit për bukë dhe ujë.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se rreth 29.000 palestinezë janë vrarë prej nisjes së ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë, e nxitur nga sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG