Ndërlidhjet

Kroacia ua kërkon punëtorëve shëndetësorë certifikatat për COVID-19


Pasaportë digjitale e Bashkimit Evropian për COVID-19.

Kroacia do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të sektorit shëndetësor që të vaksinohen apo të kenë test negativ për koronavirus, duke nisur nga java e ardhshme.

“Ata që nuk duan të vaksinohen, të testohen apo nuk e kanë tejkaluar koronavirusin, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e punës dhe nuk do të marrin pagën”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një transmetim televiziv.

Ai ka thënë të martën se certifikatat për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, do t’iu kërkohen nga 4 tetori edhe pacientëve, të cilëve nuk iu duhet trajtim urgjent.

Kroacia ka raportuar të martën 1,061 raste të reja me koronavirus dhe tetë viktima.

Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.

Aktualisht janë mbi 7.000 raste aktive dhe 738 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

XS
SM
MD
LG