Ndërlidhjet

Kurti takon Lajçakun, temë kryesore dialogu Kosovë-Serbi


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák. 27 qershor, 2022.

Në takimin e zhvilluar të hënën me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, në takim u bisedua për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjen konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak njoftohet se kanë folur gjithashtu edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në zbatimin e tij, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë në katër komunat në veri tё vendit.

“Në sajë të kësaj marrëveshje, pas më shumë se 20 vitesh, katër komunat në veriun e Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, do të kalojnë në një rend të rregullt të faturimit të energjisë. Me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se me këtë marrëveshje buxhetit të Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit.

Vizita e emisarit Lajçak në Kosovë vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel më 21 qershor midis Kosovës dhe Serbisë për licencimin e një kompanie serbe të furnizimit me energji elektrike për katër komunat veriore me energjinë elektrike.

Nga paslufta e vitit 1999 deri në vitin 2017, borxhin e energjisë elektrike për familjet që jetojnë në komunat me shumicë serbe të veriut të Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit, ku faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3,5 për qind.

Nga viti 2017 deri tani faturat janë paguar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), gjegjësisht Qeveria e Kosovës.

Së fundmi, vendet e BE-së kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.

XS
SM
MD
LG