Ndërlidhjet

Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve nënçmuese për komunitetin LGBT


Pamje nga Parada e Krenarisë e mbajtur në Tokio më 2017.
Pamje nga Parada e Krenarisë e mbajtur në Tokio më 2017.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka shkarkuar një këshilltar qeveritar, i cili ka bërë deklarata nënçmuese për çiftet e gjinisë së njëjtë.

Masayoshi Arai është raportuar të ketë thënë se nuk dëshiron të jetojë afër dhe as t’i shohë çiftet e gjinisë së njëjtë.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se lejimi i martesave mes homoseksualëve në Japoni do t’i detyronte shumë njerëz që të braktisin shtetin.

Kishida ka thënë se deklaratat kanë qenë “krejtësisht në shpërputhje” me politikat e qeverisjes së tij.

Arai më vonë ka kërkuar falje, duke thënë se qëndrimet e tij nuk kanë qenë të duhurat dhe nuk përfaqësojnë bindjet e kryeministrit.

Japonia – shtet që ende i ka të fuqishme normat tradicionale – është vendi i vetëm në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) që nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e japonezëve përkrahin martesat e pjesëtarëve të komunitetit LBGT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Disa çifte të gjinisë së njëjtë kanë paditur me raste shtetin e Japonisë, duke thënë se ndalesa ndaj tyre për t’u martuar përbën shkelje kushtetuese.

XS
SM
MD
LG