Më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë. Në kohë pandemie, nxënësit dhe mësimdhënësit duhet t’iu përmbahen rregullave për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Autoritetet kanë thënë se mbajtja e maskës, distancës dhe higjiena personale, janë rregullat që duhet të aplikohen në shkolla. Radio Evropa e Lirë ju sjellë disa fotografi të bëra në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë.
Nxënësit kthehen në shkolla
- RFE /RL

1
Në Kosovë, më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor, teksa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të zhvillohet duke respektuar masat për mbrotje nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020.

2
Nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore. Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020.

3
Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t'i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020.

4
Autoritetet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar se kanë shpërndarë gjysmë milioni maska nëpër shkollat e Kosovës. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemajli" në Prishtinë më 14 shtator, 2020.