Ndërlidhjet

Raportohet për luftëtarë kurdë të vrarë nga sulmet turke


Siri. Fotografi ilustuese.
Siri. Fotografi ilustuese.

Një sulm me dron turk në Sirinë veriore vrau katër luftëtarë kurd sirianë të enjten, tha një zyrtar kurd.

Sipas tij, ky është sulmi i dytë brenda pak ditëve.

Forcat kurde të sigurisë, Asayish, thanë se "një dron sulmoi forcat tona" në zonën Ain Isa në provincën Raka, dhe vrau "katër anëtarë tonë".

Në këtë deklaratë të forcave kurde, dënohen "sulmet turke".

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut konfirmuna numrin e të vdekurve në "sulmin nga një dron që i përket ushtrisë turke", në veri të provincës Raka.

Në muajt e fundit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar vazhdimisht se do të nisë një ofensivë të re në Sirinë veriore.

Ankaraja ka nisur ofensiva të njëpasnjëshme ushtarake në Siri.

Turqia ka rritur frekuencën e sulmeve të saj me dron në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri që nga samiti i 19 korrikut me Iranin dhe Rusinë, sipas zyrtarëve kurdë.

Katër luftëtarë, përfshirë tre komandantë nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët u vranë më 22 korrik në një sulm me dron për të cilin fajësohej Turqia.

Liderët rusë dhe iranianë i kërkuan Erdoganit të mos nisë ofensivë të re siriane javën e kaluar, por Turqia thotë se nuk ka nevojë për të marr "leje".

Moska dhe Teherani kanë mbështetur Qeverinë e Damaskut në konfliktin sirian, derisa Ankaraja ka mbështetur rebelët sirianë.

Si Rusia, ashtu edhe Irani, kanë prezencë ushtarake në disa pjesë të Sirisë, të cilat janë përmendur si shënjestra të mundshme në sulmet e reja të Turqisë.

XS
SM
MD
LG