Brenda kursit të shpejtë për snajperë në Ukrainë
Në një vend të fshehtë, pranë zonave të luftimeve në Ukrainë, snajperë të kamufluar i nënshtrohen trajnimit të specializuar, të cilin e përfundojnë shumë më shpejt sesa ushtarët që do ta kishin kryer në kohë paqeje. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një grup ushtarësh ukrainas duke iu nënshtruar trajnimit gjatë kursit për snajperë Alfa Bravo, në një vend të panjohur, afër vijave të frontit, në Ukrainë.

2
Një ushtar i kamufluar duke marrë në shenjë gjatë trajnimit.

3
Një objektiv prej çimentoje, i goditur gjatë ushtrimeve me municion të vërtetë.
Viktor Elanskiy, instruktor në kursin Alpha Bravo dhe specalist në qitje me precizitet, pohon se rëndësia e snajperëve harrohet nga ushtritë pas konflikteve të mëdha.
"Pastaj, kur lufta shpërthen sërish, të gjithë nisin të bërtasin: 'Ku janë snajperët tanë? Nuk mund të funksionojmë pa ta", thotë ai.

4
Trajnimi, i cili do të zgjaste më shumë se një vit në kohë paqeje, përshpejtohet dhe kryhet për vetëm 21 ditë, për shkak të nevojës urgjente për snajperë në vijat e frontit, në Ukrainë.