Ndërlidhjet

Kurti e Çanak diskutojnë për të pagjeturit


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, janë pajtuar të hënën se Serbia duhet t'i hapë arkivat, si dhe të japë më shumë informacione për varrezat masive, që dyshohet se janë në këtë shtet.

Sipas një komunikate për media nga kryeministria, Kurti është cituar të ketë thënë se Kosova ka 1632 persona të pagjetur, dhe se Qeveria e Kosovës është duke punuar për t’i gjetur trupat e tyre, pavarësisht etnisë.

Çanak, ka pikëpamje ndryshe lidhur me Kosovën, në krahasim me autoritetet serbe, dhe e pranon pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, ai ka vizituar Kosovën bashkë me djalin dhe nipin e tij, pasi sipas tij, politika shtetërore e Serbisë, po ia paraqet të vërtetën popullit në Serbi.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6,500 persona.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Gërmimet e fundit janë bërë muajin e kaluar në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi.

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e të pagjeturve, Ibrahim Makolli, ka thënë në atë rast se hapja e arkivave ushtarake dhe policore në Serbi mund të ndihmojë në identifikimin e varrezave të tjera masive në Serbi.

Fati i të pagjeturve, në mëshirën e arkivave serbe
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:04:30 0:00

XS
SM
MD
LG