Ndërlidhjet

​Kurti: Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se Kosova dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por nënvizoi se nuk do të ketë asociacion në baza etnike ashtu sikurse po kërkon Beogradi.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës në Uashington, Kurti tha se dëshiron që procesi i dialogut midis dy vendeve të përfundojë me njohje reciproke.

“Nuk ka hapa pas, por Serbia ka mbetur pas, pasi që nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njohë Kosovën. Biden ka thënë duhet të ketë normalizim të plotë e cila në qendër ka njohje reciproke. Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, por Serbia nuk është. Asociacioni i komunave nuk e kaluar testin e Kushtetueses në Kosovë, pasi bie në kundërshtim me 23 nene. Mund të ketë asociacion, por jo në baza etnike”, u shpreh Kurti.

Për kryeministrin e Kosovës, integrimi në Bashkimin Evropian i Ballkanit Perëndimor është e vetmja rrugë për stabilitetin e rajonit, por për t’u arritur kjo, Serbia duhet të ndryshojë dhe të distancohet nga politikat e Moskës.

“Tashmë është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, por e kemi problem rreshtimin e Serbisë krahas Rusisë, pasi Serbia po e shndërron veten si një Bjellorusi të Ballkanit. Këtu SHBA e kanë rolin vendimtar për ta ndryshuar situatën për më të mirë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara gjatë së cilës është takuar me ligjvënës të ndryshëm nga të dy partitë si dhe me këshilltarin e presidentit Biden për sigurinë kombëtare, Jack Sulivan.

XS
SM
MD
LG