Ndërlidhjet

Pamje e shkëputur nga momenti kur Time Kadriaj gjuan vezë në drejtim të Albin Kurtit.
Pamje e shkëputur nga momenti kur Time Kadriaj gjuan vezë në drejtim të Albin Kurtit.

Drejtpërdrejt Shtyhet seanca konstituive, Kurti sërish kërkon “kohë shtesë” për marrëveshje politike

E përditësuar
  • Vazhdimi i seancës konstituive më 8 gusht u shty pasi Albin Kurti i LVV-së kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike, duke mos propozuar emër për kryeparlamentar
  • Deklarimi i Kurtit u përcoll me tensione, pasi deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ju afrua Kurtit dhe nisi të gjuante vezë drejt tij. Deputetë të partive të ndryshme u grumbulluan më pas, duke shkaktuar tensione.
  • Kryesuesi Avni Dehari, pas tensionit të krijuar ndërpreu punimet e seancës konstituive
  • Këto zhvillime vijnë pasi LVV dhe LDK duket se janë ende larg një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve
11:24

Berisha thotë se shpreson që Kuvendi të konstituohet

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, thotë se shkon në seancë për të votuar kryesinë, në mënyrë që të rrjedhin proceset e tjera.

“Të gjitha këto janë lojëra politike të akterëve të caktuar. Fatmirësisht kemi Kushtetuese që jep interpretimin, nëse dërgohet në gjykatë”, tha ai kur u pyet nëse mendon se është shkelur afati kushtetues.

Edhe deputetë të tjerë të komuniteteve joshumicë janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit, ku seanca, e thirrur për orën 11:00, ende nuk ka nisur.

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjipitiane.
Veton Berisha nga Partia Liberale Egjipitiane.

11:17

Kurti: I përgjigjem pozitivisht ftesës për vazhdimin e seancës

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha shkurt për mediat se ai i përgjigjet pozitivisht ftesës së dërguar nga kryesuesi Avni Dehari për vazhdimin e seancës.

Ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, teksa hyri në ndërtesën e Kuvendit.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti.
11:11

LDK merr pjesë në seancë

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se partia e tij do të jetë pjesëmarrëse në seancën e sotme.

Ai tha se shpreson që të ketë ndryshim të qasjes dhe të respektohet Kushtetuta, duke u konstituuar Kuvendi.

“Sot po presim që zhvillimet politike të çojnë drejt normalizimit të Kuvendit”, tha Haziri.

Lutfi Haziri
Lutfi Haziri
11:01

Haradinaj: LVV qëllimshëm e dogji afatin kushtetues, duhet ta trajtojmë me kujdes

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Ramush Haradinaj, tha se qëllimshëm, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu “kanë djegur afatin kushtetues” për formimin e institucioneve.

Ai tha se kjo çështje duhet të trajtohet me kujdes, sepse sipas tij, bëhet fjalë për themelet e shtetit.

“Rendi ynë kushtetues ka hyrë në situatë të re dhe duhet ta trajtojmë me kujdes”, tha ai.

Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG