Ndërlidhjet

Franca evakuon afër 330 persona nga Afganistani


Disa persona duke hypur në një avion të Qatar Airways në aeroportin e Kabulit më 9 shtator 2021.
Disa persona duke hypur në një avion të Qatar Airways në aeroportin e Kabulit më 9 shtator 2021.

Franca ka kryer një fluturim nga Afganistani, duke evakuuar afër 330 persona nga shteti i kontrolluar nga talibanët, tha Ministria e Jashtme.

Autoritetet thanë se janë evakuar 258 afganë, 11 francezë dhe rreth 60 shtetas holandezë dhe një numër i paspecifikuar i njerëzve të lidhur me këta persona.

Operacioni i evakuimit është lehtësuar nga Katari, që ndihmon ndërmjetësimin mes fuqive perëndimore dhe talibanëve në vitet e fundit.

Që prej 10 shtatorit, Franca ka evakuuar afër 400 afganë dhe 110 shtetas francezë nga Kabuli me ndihmën e Katarit, tha Ministria e Jashtme franceze.

Franca dhe Katari kanë kryer një mision të përbashkët humanitar më 2 dhjetor për të dërguar pajisje mjekësore, ushqim dhe pajisje të tjera tek organizata ndërkombëtare që operojnë në Afganistan, tha Ministria.

Në Afganistan ka pasur zvogëlim të ndihmës ndërkombëtare që prej se talibanët morën kontrollin e shtetit në mesin e muajit gusht, duke e çuar shtetin drejt një krize të rëndë humanitare.

Agjencitë e ndihmës të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se mbi gjysma e popullsisë së shtetit prej 38 milionë banorësh, mund të përballet me uri gjatë stinës së dimrit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG