Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Las Vegas; IS-i merr përgjegjësinë


Të paktën 50 të vdekur nga të shtënat në Las Vegas
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Policia në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara tha se numri i të vrarëve nga të shtënat me armë zjarri ka arritur në 58.

Personi i armatosur, i identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç, ka hapur zjarr nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, drejt një festivali të muzikës që po mbahej pranë.

Policia tha se i dyshuari, banor vendas, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët.

Policia po ashtu tha se është vënë në kërkim të një gruaje, të identifikuar si Marilou Danley, e cila besohet se ka udhëtuar me të dyshuarin.

Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin përmes agjencisë së lajmeve Amaq dhe tha se sulmuesi "ishte konvertuar në Islam disa muaj më parë".

Sherifi i policisë, Joe Lombardo, tha se policia beson se sulmuesi ka qenë nga të ashtuquajturit "ujq të vetmuar", që do të thotë individë të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste, por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me grupe të njohura terroriste.

Lombardo tha se nuk mund të japë me saktësi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, por konfirmoi se dy oficerë jashtë detyrës janë në mesin e të vrarëve.

Kaos pas të shtënave në Las Vegas
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:59 0:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjarët e tyre.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë turma njerëzish duke ikur nga vendi i ngjarjes, derisa dëgjohet zhurma e armës automatike.

Las Vegas
Las Vegas

Autoritetet thanë se mbi 400 persona të plagosur janë shtruar në spital.

Shumë hotele pranë vendit të incidentit në Las Vegas mbeten të mbyllura.

Disa fluturime u devijuan po ashtu.

Festivali i muzikës ishte duke u zhvilluar që nga e premtja, pranë disa hoteleve në shiritin e Las Vegasit.

Nevada, shteti ku ka ndodhur sulmi, ka disa nga ligjet më të buta të armëve në SHBA.

Njerëzit lejohen të bartin armë dhe nuk duhet ta regjistrojnë veten si posedues të tyre.

Kontrollet e historikut bëhen kur njerëzit i blejnë armët, por ata gjithashtu lejohen t'i shesin ato privatisht.

Numri i viktimave në Las Vegas bën që këto të jenë të shtënat më masive vdekjeprurëse në historinë e SHBA-së.

Përgatiti: Valona Tela

XS
SM
MD
LG