Ndërlidhjet

Lavrov mohon që Putini vuan nga ndonjë sëmundje


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mohuar spekulimet se presidenti rus, Vladimir Putin është i sëmurë.

Në një intervistë për televizionin francez, TF1, Lavrov ka thënë se lideri rus paraqitet në publik çdo ditë dhe asnjë person i arsyeshëm nuk sheh shenja të ndonjë sëmundjeje.

Ka pasur spekulime të pakonfirmuara nga mediat se Putin, i cili mbush 70 vjet këtë vit, mund të jetë duke u përballur me sëmundje të rëndë, ndoshta edhe kancer.

Burime të inteligjencës britanike janë cituar t’iu kenë thënë mediave, se Putin ka qenë shumë i sëmurë javën e kaluar.

“E lë këtë në përgjegjësinë e atyre që përhapin thashetheme të tilla, pavarësisht mundësive ditore për të vlerësuar si duket dikush”.

Intervista e tij ka ardhur teksa Rusia vazhdon të avancojë në rajonin ukrainas të Donbasit.

Lavrov ka thënë se “çlirimi” i rajonit lindor është “prioritet” për Rusinë.

Ai ka përsëritur qëndrimin e zyrtarëve rusë se shteti i tyre po lufton “regjimin neo-nazist” në Ukrainë.

Kievi dhe Perëndimi e konsiderojnë këtë qëndrim si arsyetim të rremë për nisje të luftës.

I pyetur për numrin e civilëve të vrarë, ministri rus ka insistuar se ushtarët rusë “zbatojnë urdhra që në mënyrë kategorike shmangin sulmin në infrastrukturë civile”.

Prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, më 24 shkurt, të paktën 4,031 civilëve janë vrarë dhe mbi 4,730 janë plagosur, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Numri i luftëtarëve të vrarë nuk dihet ende.

Më shumë se 14 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, pasi qytete e qyteza janë shndërruar në gërmadha.

XS
SM
MD
LG