Mes tensionesh në rritje, Letonia përforcon kufirin me Bjellorusinë
Letonia ka përforcuar masat e saj të sigurisë përgjatë kufirit me Bjellorusinë që nga mbërritja e luftëtarëve të grupit mercenar Wagner. Riga ka akuzuar gjithashtu Minskun se ka ndihmuar emigrantët të hyjnë ilegalisht në Letoni. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një helikopter i Gardës Kufitare Shtetërore Letoneze niset nga Lidumnieki për të inspektuar zonën pranë kufirit mes Bjellorusisë dhe Letonisë më 8 gusht.
Letonia, Polonia dhe vende të tjera në krahun lindor të NATO-s kanë shprehur shqetësime për një kërcënim të mundshëm nga Bjellorusia, e cila tani strehon mijëra trupa që i përkasin grupit mercenar Wagner.

2
Letonia, së bashku me Poloninë, ka shtuar masat e saj të sigurisë përgjatë kufirit të saj që nga mbërritja e forcave të Wagner-it në Bjellorusi në korrik.

3
Një shenjë kufitare letoneze shihet në kufirin Letoni-Bjellorusi pranë Robeznjekit.
Kufiri mes dy vendeve është pothuajse 173 kilometra i gjatë. Letonia, gjithashtu, ndan kufirin me Rusinë në lindje të saj.
Kufiri mes dy vendeve është pothuajse 173 kilometra i gjatë. Letonia, gjithashtu, ndan kufirin me Rusinë në lindje të saj.

4
Presidenti letonez, Edgars Rinkevics, inspekton kufirin Letoni-Rusi pranë Lidomnjekit më 8 gusht.
Shteti baltik ka akuzuar vendin fqinj dhe sundimtarin e tij, Alyaksandr Lukashenka, për prurjen e qëllimshme të emigrantëve nga rajonet e krizës në kufi në mënyrë që të hyjnë ilegalisht në Letoni.
Shteti baltik ka akuzuar vendin fqinj dhe sundimtarin e tij, Alyaksandr Lukashenka, për prurjen e qëllimshme të emigrantëve nga rajonet e krizës në kufi në mënyrë që të hyjnë ilegalisht në Letoni.