Ndërlidhjet

Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban

Fotografi ilustruese. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedon me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, përpara një takimi në Berlin, Gjermani, më 18 tetor 2024.

Liderët botërorë kanë mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, që hyri në fuqi të mërkurën në mëngjes.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Në vijim ua sjellim disa nga reagimet kryesore nga mbarë bota.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca

Armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit do ta mbrojë Izraelin nga kërcënimi i grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah, dhe do të krijojë kushtet për një “qetësi të qëndrueshme”, thanë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para hyrjes në fuqi të armëpushimit.

“Shpallja e sotme do të ndalojë luftimet në Liban dhe do ta sigurojë Izraelin nga kërcënimi i Hezbollahut dhe organizatave të tjera terroriste që operojnë nga Libani”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të punojnë “për të siguruar që kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht” dhe do të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për “ndërtimin e kapaciteteve” të ushtrisë libaneze, shtuan ata.

Biden e mirëpriti marrëveshjen si “lajm të mirë” dhe tha gjithashtu se SHBA-ja do të udhëheqë një përpjekje të re për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gazë, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Macron tha se armëpushimi në Liban duhet të “hapë rrugën” për një fund të luftës në Gazë.

Izraeli

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi presidentin amerikan për “angazhimin e tij në sigurimin e marrëveshjes së armëpushimit”.

Ai i tha Bidenit në një telefonatë se vlerësonte “mirëkuptimin e liderit amerikan se Izraeli do të ruajë lirinë e tij të veprimit në zbatimin e marrëveshjes”, sipas zyrës së Netanyahut.

Para miratimit të marrëveshjes nga Izraeli, Netanyahu tha se “gjatësia e armëpushimit varet nga ajo që ndodh në Liban” dhe se armëpushimi do t’i lejojë Izraelit të “intensifikojë” presionin ndaj Hamasit dhe të fokusohet në “kërcënimin iranian”.

Libani

Kryeministri libanez, Najib Mikati, tha se armëpushimi ishte një “hap themelor” drejt rivendosjes së stabilitetit në rajon.

Duke falënderuar Francën dhe SHBA-në për përfshirjen e tyre, Mikati gjithashtu përsëriti angazhimin e qeverisë së tij për “forcimin e pranisë së ushtrisë në jug”.

Irani

Irani, një mbështetës i Hezbollahut dhe Hamasit, mirëpriti përfundimin e “agresionit” të Izraelit në Liban, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

“Duke mirëpritur lajmin” për përfundimin e “agresionit të Izraelit ndaj Libanit”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, theksoi “mbështetjen e palëkundur të Iranit për qeverinë, popullin dhe rezistencën libaneze”.

Kina

Kina tha se po “ndjek me vëmendje situatën aktuale në Liban dhe Izrael”.

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet që kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe arritjen e paqes dhe mirëpresim marrëveshjen e arritur nga palët përkatëse për një armëpushim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning.

Gjermania

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e mirëpriti marrëveshjen, duke e cilësuar atë si “një rreze shprese për të gjithë rajonin”.

“Njerëzit në të dy anët e kufirit duan të jetojnë në siguri të vërtetë dhe të qëndrueshme”, tha Baerbock, duke e quajtur marrëveshjen “një sukses për diplomacinë”.

Libanezët mbushin rrugët pas armëpushimit

Një kolonë automjetesh në autostradën midis Sidonit dhe Tiros më 27 nëntor 2024, pas fillimit të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

1/10 Një kolonë automjetesh në autostradën midis Sidonit dhe Tiros më 27 nëntor 2024, pas fillimit të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vetura dhe motoçikleta në një rrugë duke bartur njerëz të zhvendosur nga Libani jugor të cilët po largoheshin nga Bejruti për t'u kthyer në jug të vendit në kufi me Izraelin, pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, 27 nëntor 2024.

Të zhvendosurit janë nisur drejt jugut ndonëse ushtria izraelite i paralajmëroi civilët që të mos ktheheshin ende në shtëpitë e tyre në jug të Libanit dhe të mos u afroheshin pozicioneve izraelite.
2/10 Vetura dhe motoçikleta në një rrugë duke bartur njerëz të zhvendosur nga Libani jugor të cilët po largoheshin nga Bejruti për t'u kthyer në jug të vendit në kufi me Izraelin, pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, 27 nëntor 2024.

Të zhvendosurit janë nisur drejt jugut ndonëse ushtria izraelite i paralajmëroi civilët që të mos ktheheshin ende në shtëpitë e tyre në jug të Libanit dhe të mos u afroheshin pozicioneve izraelite.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Reagimi i një gruaje që mban një fotografi të liderit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah nga një veturë, në periferi të Bejrutit, pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, më 27 nëntor 2024.
3/10 Reagimi i një gruaje që mban një fotografi të liderit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah nga një veturë, në periferi të Bejrutit, pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, më 27 nëntor 2024.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Disa burra mbajnë flamurin e Hezbollahut teksa kalojnë hipur mbi motoçikleta në hyrje të periferive jugore të Bejrutit pas nisjes së armëpushimit.
4/10 Disa burra mbajnë flamurin e Hezbollahut teksa kalojnë hipur mbi motoçikleta në hyrje të periferive jugore të Bejrutit pas nisjes së armëpushimit.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Disa gra përqafohen ndërmjet vete duke iu gëzuar armëpushimit, më 27 nëntor 2024, në Tyre, Liban.
5/10 Disa gra përqafohen ndërmjet vete duke iu gëzuar armëpushimit, më 27 nëntor 2024, në Tyre, Liban.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Gratë duke përshëndetur njerëzit që kthehen në Tyre pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
6/10 Gratë duke përshëndetur njerëzit që kthehen në Tyre pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grup burrash në periferi të Bejrutit shprehin gëzimin pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, Liban më 27 nëntor 2024.
7/10 Një grup burrash në periferi të Bejrutit shprehin gëzimin pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, Liban më 27 nëntor 2024.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit dolën në rrugët e Tyros për festuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut, Liban më 27 nëntor 2024.

Izraeli dhe militantët e Hezbollahut në Liban filluan një armëpushim të mërkurën, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftimeve që kishin nisur gati 14 muaj më parë.
8/10 Njerëzit dolën në rrugët e Tyros për festuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut, Liban më 27 nëntor 2024.

Izraeli dhe militantët e Hezbollahut në Liban filluan një armëpushim të mërkurën, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftimeve që kishin nisur gati 14 muaj më parë.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua valëvit flamuj libanez dhe palestinez ndërsa përshëndet njerëzit në qytetin jugor libanez të Sidonit më 27 nëntor 2024, ndërsa njerëzit e zhvendosur kthehen në shtëpitë e tyre në jug të vendit.

9/10 Një grua valëvit flamuj libanez dhe palestinez ndërsa përshëndet njerëzit në qytetin jugor libanez të Sidonit më 27 nëntor 2024, ndërsa njerëzit e zhvendosur kthehen në shtëpitë e tyre në jug të vendit.

Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit festojnë ndërsa kthehen në Tyre, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

​​​​​​​Armëpushimi përfshin fillimisht një ndalim të luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu të largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit.
10/10 Njerëzit festojnë ndërsa kthehen në Tyre, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

​​​​​​​Armëpushimi përfshin fillimisht një ndalim të luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu të largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Mbretëria e Bashkuar

Kryeministri britanik Keir Starmer përgëzoi armëpushimin “e shumëpritur” që do të “ofrojë një masë lehtësimi për popullsinë civile” të Izraelit dhe Libanit.

Duke bërë thirrje që armëpushimi të shndërrohet në një zgjidhje të qëndrueshme politike në Liban, Starmer premtoi të jetë “në ballë të përpjekjeve për të thyer ciklin e vazhdueshëm të dhunës në kërkim të një paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë në Lindjen e Mesme”.

Bashkimi Evropian

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, e përshëndeti “lajmin shumë inkurajues” të armëpushimit, duke thënë se do të rrisë “sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm” të Libanit.

Shpallja ishte lajm i mirë “para së gjithash për popullin libanez dhe izraelit të prekur nga luftimet”, tha Von der Leyen.

“Libani do të ketë një mundësi për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm falë ndikimit të reduktuar të Hezbollahut”, shtoi ajo.

Kombet e Bashkuara

Një zyrtar i lartë i OKB-së mirëpriti marrëveshjen e armëpushimit, por paralajmëroi se “kërkohet ende punë e konsiderueshme” për zbatimin e marrëveshjes.

“Asgjë më pak se përkushtimi i plotë dhe i paepur i të dyja palëve nuk mjafton”, tha koordinatorja e posaçme e OKB-së për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert.

Turqia

Turqia mirëpriti arritjen e armëpushimit, por Ministria e saj e Jashtme bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion ndaj Izraelit për zbatimin e plotë të marrëveshjes.

“Është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Izraelin për të respektuar plotësisht armëpushimin dhe për të ofruar dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara në Liban”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se Turqia është e gatshme të mbështesë përpjekjet për paqe në Liban.

Ajo tha se një armëpushim duhet të shpallet gjithashtu në Gazë sa më shpejt të jetë e mundur për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

XS
SM
MD
LG