Ndërlidhjet

Aung San Suu Kyi përballet me akuzat më të rënda për korrupsion


Liderja e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi.
Liderja e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi.

Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi me akuza për korrupsion, njëherësh më të rëndat deri më tani për të.

Suu Kyi është akuzuar se ka pranuar para të gatshme dhe ari përmes ryshfetit dhe përballet me 15 vjet burgim nëse shpallet fajtore.

Ajo përballet edhe me gjashtë akuza tjera të lidhura për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe për nxitje të trazirave publike.

Ajo është arrestuar më 1 shkurt, kur ushtria ka marrë pushtetin përmes një puçi.

Prej atëherë, ajo është mbajtur në arrest shtëpiak dhe nuk është parë apo dëgjuar për të.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga ushtria të enjten, është thënë se Suu Kyi ka pranuar 600,000 dollarë ryshfet dhe shtatë copa ari.

Aty po ashtu është supozuar se Qeveria e mëparshme civile, e udhëhequr nga Liga Kombëtare për Demokraci e Suu Kyi-së, ka humbur një sasi të madhe të parave në marrëveshje për toka.

Ushtria ka fituar pushtetin duke thënë se zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar - të fituara nga Suu Kyi - janë manipuluar.

Mirëpo vëzhgues të pavarur zgjedhor kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, dhe akuzat ndaj saj janë konsideruar të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG