Ndërlidhjet

Ngrihet padi kundër ligjit për abortin në Teksas


Një pano para një klinike në Teksas, ku shkruan: "Aborti është legal. Klinika jonë është hapur".

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti padi civile kundër ligjit të diskutueshëm për abortin në shtetin e Teksasit.

“Akti është qartazi antikushtetues”, tha prokurori i përgjithshëm amerikan, Merrick Garland, në një konferencë për media.

Abortet u bënë të ligjshme në të gjithë SHBA-në qysh në vitin 1973.

Ligji i ri në Teksas e ndalon abortin nga java e gjashtë e shtatzënisë dhe lejon këdo që t’i padisë ata që përfshihen në procedurë.

Mjekët dhe grupet e të drejtave të grave e dënuan ashpër masën, e cila hyri në fuqi javën e kaluar, pasi Gjykata Supreme nuk e bllokoi atë.

Garland tha se “plani për të shfuqizuar Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara është një gjë që të gjithë amerikanët - pavarësisht nga politika apo partia e tyre - duhet t’i frikësohen”.

Në fillim të kësaj jave, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se do t’i mbrojë klinikat e Teksasit që kryejnë aborte.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, e mbrojti ligjin, duke u zotuar se shteti i tij “do ta mbështesë gjithmonë të drejtën për jetë”.

XS
SM
MD
LG