Tërheqja e ujit në Liqenin e Prespës, në nivele të frikshme
Niveli i ujit në Liqenin e Prespës - një nga liqenet më të vjetra të Evropës dhe shtëpia e më shumë se 2.000 llojeve të peshqve, shpendëve, gjitarëve dhe bimëve - po tërhiqet me shpejtësi. Banorët, jetesa e të cilëve varet nga ky liqen, kanë frikë se çfarë do të pasojë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një platformë që e ngritur mbi ujërat e Liqenit të Prespës, tani qëndron në tokë të thatë pranë fshatit Stenjë, Maqedonia e Veriut, më 6 shtator.
Niveli i ujit në Liqenin e Prespës, i cili shtrihet në kufijtë e Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Shqipërisë, tani është më shumë se 8 metra më i ulët se në fund të viteve 1970. Banorët thonë se kanë frikë nga ajo që do të pasojë.

2
Aleksandar Ilievski duke kërcyer nga një platformë në tokë të thatë afër fshatit Stenjë. Në vitin 2019 ai mundi të zhytej në ujërat e Liqenit të Prespës në të njëjtin vend.
"Unë u rrita në këtë fshat dhe ne të gjithë erdhëm për të kërcyer nga kjo platformë në ujë. Në vitin 2018 u hodhëm shumë prej saj. Luajtëm me topa dhe gjithçka, por tani e shihni se situata nuk është shumë e mirë. Uji u largua".

3
Një nga sistemet më të vjetra ekologjike të ujërave të ëmbla në kontinent, Liqeni i Prespës, ka mbushur këtë luginë piktoreske në Evropën Juglindore për një deri në pesë milionë vjet, sipas ekspertëve.
Ambientalistët pohojnë se reshjet e pamjaftueshme, avullimi dhe ujitja e tepërt janë shkaqet kryesore të humbjes së ujit.
Ambientalistët pohojnë se reshjet e pamjaftueshme, avullimi dhe ujitja e tepërt janë shkaqet kryesore të humbjes së ujit.

4
Një foto me dron tregon vendndodhjen e ish-vijës ujore, e cila është më shumë se një kilometër larg asaj që është aktualisht në Pretor, më 6 shtator.
NASA tha se imazhet satelitore të vitit 2022 tregojnë se liqeni kishte humbur 7 për qind të sipërfaqes së tij dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020.
NASA tha se imazhet satelitore të vitit 2022 tregojnë se liqeni kishte humbur 7 për qind të sipërfaqes së tij dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020.