Ndërlidhjet

SHBA shton 34 subjekte në listë të zezë, 14 të lidhura me abuzim të ujgurëve


Flamujt amerikanë dhe ata kinezë.
Flamujt amerikanë dhe ata kinezë.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 14 kompani kineze në listën e zezë ekonomike, për shkak të dyshimeve për abuzime me të drejta të njeriut dhe vëzhgim të ujgurëve, kazakëve dhe pjesëtarëve tjerë të minoriteteve myslimane në provincën kineze Ksinjiang.

Këto 14 kompani janë në mesin e 34 subjekteve, përfshirë disa nga Rusia dhe Irani, që janë shtuar në listë për “përfshirje apo rrezik për përfshirje në aktivitete kundër politikës së jashtme dhe interesave të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Departamenti amerikan për Tregti më 9 korrik.

Kompanitë kineze të shtuara në listë, kanë mundësuar “fushatën e Pekinit për shtypje, ndalim masiv dhe vëzhgim me teknologji të lartë” në Ksinjiang, është thënë në deklaratë, duke përsëritur qëndrimet e Shteteve të Bashkuara se Kina është duke kryer “gjenocid” dhe “krime kundër njerëzimit” në trajtimin që u bën ujgurëve.

Kina është kritikuar në nivel ndërkombëtar dhe është ndëshkuar me sanksione për ndalim të mbi 1 milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane për riedukim politik në veriperëndim të rajonit Ksinjiang.

Kina insiston se kampet janë “qendra edukuese”, me qëllim që t’iu ndihmojnë njerëzve të qëndrojnë larg terrorizmit.

“Pala kineze do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur të drejtën legjitime dhe interesat e kompanive kineze si dhe kundërshton tentimet amerikane për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kinës”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Subjektet e shtuara në listën e Departamentit amerikan të Tregtisë, duhet të aplikojnë për licenca dhe përballen me procedura të shumta kur kërkojnë leje për të pranuar produkte të prodhuesve amerikanë.

XS
SM
MD
LG