Ndërlidhjet

Lojërat Paralimpike nisin në Tokio


Atletët vendas në Lojërat Paralimpike në Tokio.
Atletët vendas në Lojërat Paralimpike në Tokio.

Në Tokio të Japonisë nisin sot Lojërat Paralimpike.

Atletët pjesëmarrës pritet të tregojnë se aftësitë e tyre të kufizuara nuk janë pengesë për përsosmëri në sporte.

Lojërat do të hapen në mbrëmje nga perandori i Japonisë, Naruhito, por rregullat e koronavirusit nënkuptojnë që shumica e 68,000 vendeve të stadiumit do të jenë bosh.

Paralimpiada e këtij viti do të përfshijë 4,400 atletë nga 162 skuadra, përfshirë një që përfaqëson refugjatët.

Atletët do të garojnë në 22 sporte - në badminton dhe tekuando për herë të parë.

Lojërat do të zgjasin deri më 5 shtator.

Pothuajse të gjitha aktivitetet do të mbahen pa spektatorë, ndërsa nxënësit e shkollave pritet të marrin pjesë vetëm në disa prej tyre.

XS
SM
MD
LG