Ndërlidhjet

Rusët godasin infrastrukturën e Ukrainës ndërsa lufta hyn në ditën e saj të 300-të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përkujton ushtarët e rënë në luftë me një minut heshtje, gjatë vizitës së tij në qytetin e Bahmutit. 20 dhjetor 2022.

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Donjeck, teksa forcat ruse vazhduan sulmet e tyre në Ukrainën lindore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vizitoi Bahmutin, një nga dy qytetet e vijës së parë të frontit, ku bashkë me Avdijivkan kanë qenë në qendër të ofensivës disamujore të Moskës.

Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e 300-të.

Luftimet më të ashpra janë aktualisht në Donjeck, në linjën Bahmut-Avdijivka.

Ushtria ukrainase tha se forcat e saj ajrore kryen 22 sulme në pozicionet ruse, ndërsa sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy helikopterë të armikut.

Pretendimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Zelensky ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, Bahmut, ku takoi ushtarët dhe u ndau çmime për ta.

Ashpërsohet lufta në Bahmut: "Shpërthime çdo minutë"

Ushtarët ukrainas duke kaluar pranë grafiteve që deklarojnë "Bahmuti e do Ukrainën", më 18 dhjetor.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, aktualisht po dërgojnë shumë njerëz dhe materiale në luftën për Bahmutin, një qytet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, i cili ka një rëndësi relativisht të vogël ushtarake, por është bërë një simbol i kontestuar ashpër nga të dyja palët.
1/9 Ushtarët ukrainas duke kaluar pranë grafiteve që deklarojnë "Bahmuti e do Ukrainën", më 18 dhjetor.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, aktualisht po dërgojnë shumë njerëz dhe materiale në luftën për Bahmutin, një qytet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, i cili ka një rëndësi relativisht të vogël ushtarake, por është bërë një simbol i kontestuar ashpër nga të dyja palët.
Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Një tank ukrainas i fotografuar në periferi të qytetit të sulmuar.

Forcat pushtuese ruse arritën fillimisht në periferi të Bahmutit në korrik, para se vala e luftës të dukej se po lëvizte në favor të Ukrainës pas disa tërheqjeve ruse.

2/9 Një tank ukrainas i fotografuar në periferi të qytetit të sulmuar.

Forcat pushtuese ruse arritën fillimisht në periferi të Bahmutit në korrik, para se vala e luftës të dukej se po lëvizte në favor të Ukrainës pas disa tërheqjeve ruse.

Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Një ndërtesë e rrënuar në Bahmut.

Këto imazhe janë bërë nga fotoreporteri ukrainas Andriy Dubchak për projektin Donbas Frontliner më 18 dhjetor, ndërsa betejat vazhduan të ashpërsohen në periferi të Bahmutit, që ndodhet rreth 65 kilometra nga Donjecku.
3/9 Një ndërtesë e rrënuar në Bahmut.

Këto imazhe janë bërë nga fotoreporteri ukrainas Andriy Dubchak për projektin Donbas Frontliner më 18 dhjetor, ndërsa betejat vazhduan të ashpërsohen në periferi të Bahmutit, që ndodhet rreth 65 kilometra nga Donjecku.
Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Ushtarët ukrainas duke pushuar në një bazë nëntokësore në Bahmut.

Nga popullsia prej rreth 70.000 banorësh sa ishte në kohë paqeje, vetëm rreth 10.000 njerëz kanë mbetur në qytet.

4/9 Ushtarët ukrainas duke pushuar në një bazë nëntokësore në Bahmut.

Nga popullsia prej rreth 70.000 banorësh sa ishte në kohë paqeje, vetëm rreth 10.000 njerëz kanë mbetur në qytet.

Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Një banor civil në Bahmut duke mbajtur sëpata në duar. Banorët po përdorin trungjet e pemëve për t'u ngrohur dhe për të gatuar ushqim.

Në një postim në rrjetet sociale, fotografi Andriy Dubchak thotë se shpërthime dëgjohen "çdo minutë" në qendër të Bahmutit.
5/9 Një banor civil në Bahmut duke mbajtur sëpata në duar. Banorët po përdorin trungjet e pemëve për t'u ngrohur dhe për të gatuar ushqim.

Në një postim në rrjetet sociale, fotografi Andriy Dubchak thotë se shpërthime dëgjohen "çdo minutë" në qendër të Bahmutit.
Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Xhamat e thyer në një ndërtesë në Bahmut.

Ushtarët ukrainas thonë se forcat ruse, aktualisht, po përdorin taktika shumë të kushtueshme në të cilat ushtarët e trajnuar dobët urdhërohen të përparojnë drejt vijave ukrainase të frontit në mënyrë efektive si "karrem" për të tërhequr zjarrin, duke ndihmuar ushtarët në pjesën e pasme që t'i identifikojnë pozicionet ukrainase.

6/9 Xhamat e thyer në një ndërtesë në Bahmut.

Ushtarët ukrainas thonë se forcat ruse, aktualisht, po përdorin taktika shumë të kushtueshme në të cilat ushtarët e trajnuar dobët urdhërohen të përparojnë drejt vijave ukrainase të frontit në mënyrë efektive si "karrem" për të tërhequr zjarrin, duke ndihmuar ushtarët në pjesën e pasme që t'i identifikojnë pozicionet ukrainase.

Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Trupat ushtarake duke kaluar pranë një kafeneje të shkatërrar nga granatimet në Bahmut.

Granatimet e vazhdueshme në qendër të Bahmutit, thotë Dubchak, janë "me të vërtetë të çmendura, me të vërtetë të frikshme", sepse "Rusia granaton pa asnjë logjikë".
7/9 Trupat ushtarake duke kaluar pranë një kafeneje të shkatërrar nga granatimet në Bahmut.

Granatimet e vazhdueshme në qendër të Bahmutit, thotë Dubchak, janë "me të vërtetë të çmendura, me të vërtetë të frikshme", sepse "Rusia granaton pa asnjë logjikë".
Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Një burrë duke bartur një degë peme që do ta përdorë për dru zjarri, kurse në murin pranë tij shihet një grafit: "Lavdi Ukrainës!"

Dubchak thotë se arsyet pse po qëndrojnë banorët në qytet janë të ndryshme, si mbrojtja e pronave të tyre apo frika se si do të ishte jeta si një person i zhvendosur brenda vendit. Sipas Dubchakut, ka edhe disa civilë që presin ardhjen e "botës ruse" të premtuar në propagandën e Kremlinit.
8/9 Një burrë duke bartur një degë peme që do ta përdorë për dru zjarri, kurse në murin pranë tij shihet një grafit: "Lavdi Ukrainës!"

Dubchak thotë se arsyet pse po qëndrojnë banorët në qytet janë të ndryshme, si mbrojtja e pronave të tyre apo frika se si do të ishte jeta si një person i zhvendosur brenda vendit. Sipas Dubchakut, ka edhe disa civilë që presin ardhjen e "botës ruse" të premtuar në propagandën e Kremlinit.
Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Një ushtar ukrainas me dorën lart në një bazë ushtarake të nëndheshme.

Luftëtarët ukrainas i thanë Dubchakut se luftimet janë bërë disi më të lehta se në javët e para të pushtimit të vitit 2022, falë furnizimit me armë kryesisht perëndimore dhe përvojës nga betejat që forcat e Kievit e kanë arritur tani.

Megjithatë, Dubchak thotë për qytetin e ngrirë dhe të rrethuar se "Bahmuti është një makth".
9/9 Një ushtar ukrainas me dorën lart në një bazë ushtarake të nëndheshme.

Luftëtarët ukrainas i thanë Dubchakut se luftimet janë bërë disi më të lehta se në javët e para të pushtimit të vitit 2022, falë furnizimit me armë kryesisht perëndimore dhe përvojës nga betejat që forcat e Kievit e kanë arritur tani.

Megjithatë, Dubchak thotë për qytetin e ngrirë dhe të rrethuar se "Bahmuti është një makth".
Fotoreporteri ukrainas, Andriy Dubchak, i cili raporton nga qyteti i sulmuar i Bahmutit, aktualisht një nga pikat qendrore të pushtimit rus, sjell fotografi nga jeta në këtë qytet. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Previous slide
Next slide

Në rajonin qendror Dnipropetrovsk, granatimet ruse gjatë natës shkaktuan shkatërrim në zonën e Nikopolit, shkroi kreu i administratës rajonale, Valentyn Reznychenko, në Telegram.

"Dy fshatra, Myryivska dhe Pokrovska, u shënjestruan tri herë me zjarr të rëndë artilerie. Të paktën 20 predha u qëlluan në fshatra paqësore. Njerëzit mbijetuan", tha ai.

Ai bëri të ditur se janë dëmtuar shumë shtëpi private dhe ndërtesa komerciale, tubacione gazi dhe linja të energjisë.

Në qytetin jugor të Hersonit, dy persona u vranë dhe tre u plagosën si rezultat i bombardimeve ruse, tha më 20 dhjetor kreu i administratës ushtarake rajonale, Yaroslav Yanushevych.

"Okupatorët rusë bombarduan territorin e Hersonit 42 herë. Ata u qëlluan me artileri, armë kundërajrore, mortaja, tanke . Gjithashtu pati edhe një sulm me raketa”, tha ai.

Hersoni u kthye nën kontrollin ukrainas më 11 nëntor, por forcat ruse që ishin larguar nga qyteti, kanë vazhduar ta godasin atë nga përtej lumit Dnjepër.

Granatimet e fundit ndodhën një ditë pasi autoritetet ukrainase thanë se Rusia synoi infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera civile me një tufë tjetër dronësh kamikazë në Kiev dhe zonën përreth.

Oleskiy Kuleba, guvernator i rajonit të Kievit, tha se infrastruktura dhe shtëpitë private u dëmtuan nga sulmet dhe se dy persona u plagosën.

"Vendi terrorist vazhdon luftën e tij kundër popullsisë civile", shkroi ai në një postim për Telegram. “Ne do të kapërcejmë gjithçka”.

Operatori i rrjetit të energjisë, Ukrenerho, tha se situata me rrjetin në mbarë vendin ishte "e vështirë" dhe se zona Dnipropetrovsk dhe rajonet lindore dhe qendrore ishin më të prekurat.

Rusia ka përdorur raketa lundrimi dhe dronë të prodhuar nga Irani për të goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës në mbarë vendin, si pjesë e një strategjie të dukshme për të demoralizuar popullsinë.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje për donacione nga Perëndimi, si gjeneratorë dhe pajisje të rrjetit elektrik, por edhe sisteme më të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Zelensky e përsëriti këtë thirrje drejtuar udhëheqësve perëndimorë që u takuan në Letoni.

“Unë kërkoj nga ju që të rrisni mundësinë e furnizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në vendin tonë dhe të ndihmoni në përshpejtimin e vendimeve përkatëse që do të merren nga partnerët tanë”, tha ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u takua në Minsk me homologun e tij bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, më 19 dhjetor mes spekulimeve se Moska mund të përpiqet të shtyjë forcat bjelloruse të sulmojnë Ukrainën nga veriu.

Të dyja vendet do të vazhdojnë të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe do të ruajnë bashkëpunimin ushtarak në fusha të tjera, thanë më pas Putin dhe Lukashenka.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Përgatiti: Erjonë Popova
XS
SM
MD
LG