Lufta me portokaj
Gjatë tri ditëve të plota, afro 1000 tonelata portokaj u hodhën në rikrijimin e një beteje mesjetare që u bë epiqendra e festës vjetore të karnavalit në qytetin verior italian, Ivrea. Më poshtë ju sjellim fotografi nga kjo luftë me portokaj.
5
Një pjesëmarrës i veshur me kostum karnavali mban dy portokaj teksa qëndron mes frutave të copëtuara e të shkelura në tokë, Ivrea, Itali, 11 shkurt 2024.
6
Njerëzit me kostume mbrojtëse gjuajnë njëri-tjetrin me portokaj.
7
Disa pjesëmarrës me helmeta gjatë luftës me portokaj në Ivrea, Itali.
8
Organizatorët thonë se kjo është një ngjarje pa mbeturina, pasi ata blejnë portokaj që nuk janë për konsum dhe që do të hidheshin.