Lufta me portokaj
Gjatë tri ditëve të plota, afro 1000 tonelata portokaj u hodhën në rikrijimin e një beteje mesjetare që u bë epiqendra e festës vjetore të karnavalit në qytetin verior italian, Ivrea. Më poshtë ju sjellim fotografi nga kjo luftë me portokaj.
13
Arka të zbrazëta dhe portokaj të bërë copë e grimë pas përfundimit të festivalit në qytetin Ivrea, Itali.
14
Rrugë të mbuluara me portokaj të copëtuar dhe shkelur pas festivalit.
15
Në fund të ditëve, sheshet u mbuluan me një shtresë pure portokajsh, si rezultat i tonelata frutash që jo vetëm hidhen, por edhe shkelen nga mijëra turistë dhe banorë që përmbytin qytetin gjatë ngjarjes që zgjat tri ditë e që përfundoi të martën. Mbeturinat organike mblidhen me parmendë dhe transportohen në qendrën e përzierjes së plehrave në qytet.