Arti i luftës në muret e Kievit
Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, dhjetëra murale që kanë temë pikërisht luftën janë shfaqur në ndërtesa e mure në mbarë Kievin. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, ka fotografuar disa nga shembujt më të fuqishëm të artit publik që mund të shihen në rrugët e kryeqytetit ukrainas.
9
Murali që shfaq ushtarët e Brigadës së Tretë Sulmuese të Ukrainës. Ky imazh u pikturua në ndërtesën ku kishte shtëpinë Serhiy Mashovets, i cili vdiq duke mbrojtur Ukrainën në mars të vitit 2022.
10
Murali i pikturuar në shenjë mirënjohjeje për vullnetarët. Ai është krijuar në periferi të Kievit në fund të qershorit të vitit 2023. Kjo vepër artistike shfaq një çift që përqafohet, teksa mbahet nga shumë duar. Sipas raportimeve, duart përfaqësojnë bamirësit dhe organizatat që kanë ndihmuar ukrainasit në nevojë.
11
Mural i pikturuar nga artistët Noyna dhe Gidevan më 2023 që shfaq një ushtar të ri ukrainas që Kievi pretendon se rrëzoi shtatë aeroplanë rusë me një raketahedhës dore.
12
Murali i titulluar “Mbrojtësit e Dritës” shfaq një ushtar duke mbrojtur qiellin nga sulmet ruse dhe një inxhinier të gatshëm për të riparuar infrastrukturën energjetike.