Pesë javë luftë përmes fotove
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
9
Një grua duke kaluar pranë një ndërtese të shkatërruar në Teheran më 30 mars.
10
Një hebre ortodoks lutet teksa qëndron në një fushë në Laturn të Izraelit, në kohën kur Irani lëshoi raketa drejt Izraelit më 1 prill.
11
Aeroplani F-15 i Forcave Ajrore të Izraelit shihet duke fluturuar mbi Izrael më 31 mars.
12
Kjo është një pano me mesazhe antiamerikane e vendosur në një nga rrugët e Teheranit më 1 prill.