Ndërlidhjet

Evakuimi i vështirë nga Irpini

Evakuimi i civilëve nga Irpini ka qenë i vështirë për personat e sëmurë që lëvizin me karroca. Imazhet nga atje tregojnë karroca fëmijësh, karroca dore, karroca invalidësh e shporta dyqanesh të lëna nga qytetarët që po evakuohen nga Irpini.

Forcat e armatosura ukrainase janë pajtuar për të ndalur luftimet për 12 orë, nga ora 09:00 deri më 21:00, në mënyrë që të bëhek evakuimi i civilëve.

Moska ka thënë se ka hapur korridoret humanitare më 9 mars, në mënyrë që njerëzit të largohen nga Kievi dhe katër qytete tjera, teksa numri i refugjatëve që largohen nga Ukraina ka kaluar shifrën 2 milionë.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG