Rritet frika nga një pushtim i sërishëm i qytetit të çliruar të Ukrainës
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
9
Banorët e Kupianskut kanë qenë dëshmitarë të luftimeve të ashpra. Qyteti u zaptua nga forcat ruse në muajt e parë të pushtimit të Ukrainës. Forcat ukrainase e çliruan Kupianskun në shtator gjatë një kundërofensive të madhe.
10
Banorja Tamara Skliarova, 70-vjeçare, ka mbetur në qytet gjatë gjithë kohës. Ndërtesa e saj u granatua dhe shkallët në katin e sipërm janë bllokuar tani nga mbeturinat.
11
Civilët dhe ushtarët duke blerë në një treg të hapur në Kupiansk, më 13 shkurt.
Një grua tjetër, Olha, 62 vjeçe, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj, gjithashtu dëshiron të largohet nga qyteti, por duhet të qëndrojë dhe të kujdeset për djalin e saj 37-vjeçar me nevoja të veçanta, pasi tha se nuk kanë ku të shkojnë.
“Ka shpërthime çdo ditë, kështu që është shumë e frikshme”, tha ajo. "Ne duhet të fshihemi në bodrum. Të gjithë po flasin për një sulm të ri rus."

12
Një burrë duke shikuar një mural ku shkruan: "Ne do të shumëfishojmë sasinë e dashurisë në botë. Dhe për këtë, ne do të fitojmë!".