Ukraina dënon dëbimin e qytetarëve të saj nga Hersoni dhe rajonet e tjera

Civilët e evakuuar nga rajoni Herson i Ukrainës shihen në një stacion hekurudhor lokal. Krime, 2 nëntor 2022 .
Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhja, Luhansku dhe Donjecku.
Kështu tha ministria e Jashtme e Ukrainës, e cila dënoi ashpër dëbimin e qytetarëve ukrainas nga rajonet e pushtuara nga Rusia në jug dhe juglindje të vendit.
“Administrata pushtuese ruse ka filluar zhvendosjen masive me forcë të banorëve të bregut të majtë [të lumit Dnieper] të rajonit Herson…në territorin e Krimesë së pushtuar përkohësisht ose në Federatën Ruse”, tha ministria në një deklaratë më 3 nëntor.
Deportime të ngjashme po kryhen nga Rusia edhe në Krime, tha ministria.
Volodymyr Saldo, kreu i rajonit të Hersonit, i emëruar nga Rusia, njoftoi më 31 tetor vazhdimin e asaj që ai e ka quajtur evakuim të qytetarëve ukrainas.
Ai tha se po i zhvendosnin njerëzit për shkak të rreziqeve të një "sulmi masiv raketor".
Eksod nga Hersoni para afrimit të forcave ukrainase
1/10Civilët duke zbritur nga një traget për të shkuar drejt mjeteve të transportit që do t’i çonin ata në Krimenë e okupuar nga Rusia, gjatë një dite me shi në Oleshki, në rajonin ukrainas të Hersonit, më 23 tetor.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/10Një grua e moshuar duke zbritur nga një barkë në Oleshki, gjatë evakuimeve nga Hersoni, më 23 tetor.
Një ditë më herët, autoritetet e instaluara nga Rusia në Herson përsëritën thirrjet për largimin e civilëve nga qyteti-port në Ukrainën jugore, duke apeluar te banorët për “kujdes për sigurinë e familjes dhe miqve”.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/10Hersoni i fotografuar në maj, tre muaj pasi u mor në kontroll nga forcat ruse gjatë luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.
Hersoni ka rëndësi vitale strategjike dhe simbolike për luftën e Rusisë dhe Kremlini duket të jetë duke përgatitur qytetin për një betejë të madhe tokësore, teksa trupat ukrainase po afrohen gjithnjë e më shumë.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/10Civilë nga Hersoni duke arritur në stacionin hekurudhor Dzhankoi, në Krimenë e okupuar nga Rusia, për të pritur për transport drejt Rusisë, më 21 tetor.
Analistët thonë se një arsye për thirrjet “zyrtare” për largimin e banorëve nga qyteti gjatë ditëve të fundit është frika se banorët pro-Ukrainës mund t’iu ndihmojnë forcave ukrainase nëse ato hyjnë në qytet.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/10Demonstruesit pro-Ukrainës duke u ballafaquar me një kolonë ushtarake ruse në Herson, në mars.
Qyteti jugor u bë simbol i kundërshtimit në fillim të pushtimit, teksa banorët rrezikuan jetën e tyre për të protestuar kundër okupimit rus.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/10Një burrë duke bartur një bebe në një karrocë nëpër shkallët e stacionit të trenave Dzhankoi, në Krime, më 21 tetor.
Rreth 25.000 njerëz janë larguar nga rajoni që nga 18 tetori, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/10Një vullnetar në qytetin rus Anapa duke ndarë ndihma me shenja pro-pushtimit, më 21 tetor.
Pamjet që tregojnë se lufta e Rusisë po ngec janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur në mediat e kontrolluara nga shteti në Rusi, por agjencia ruse e lajmeve TASS ka publikuar dhjetëra fotografi nga evakuimet në Herson.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/10Banorët e Hersonit në një stacion trenash në Krime, duke pritur për transport drejt Rusisë, më 20 tetor.
Kyrylo Budanov, zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase, thotë se ka mundësi që evakuimi shumë publik i banorëve nga Hersoni mund të jetë mënyrë për ta tërhequr Ukrainën në një betejë të kushtueshme urbane.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/10Një traget duke larguar banorët nga Hersoni, më 20 tetor.
Budanov thotë se forcat ruse “po krijojnë iluzionin se gjithçka është e humbur. Dhe, në të njëjtën kohë, ato po sjellin njësite të reja ushtarake dhe po i përgatisin rrugët e Hersonit për mbrojtje”.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/10Një ushtar ukrainas në një llogore të marrë nga rusët, në rajonin e Hersonit, më 12 tetor.
Ukraina raportohet se është duke avancuar në rajonin e Hersonit, por përparimet e tyre po përballen me rezistencë të fuqishme përreth qytetit të Hersonit. Zyrtarët ukrainas pohojnë se deri në 45 grupe batalionesh taktike ruse tani mund të jenë duke pritur një avancim ukrainas përreth Hersonit.
Dhjetëra mijëra banorë po ikin nga Hersoni, pasi autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin-port ukrainas paralajmëruan për afrimin e një ofensive ukrainase për rimarrjen e territorit në kontroll. Kievi u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë, duke pohuar se Moska synon t’i shfrytëzojë të larguarit si mburoja njerëzore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lufta, që ka hyrë në muajin e nëntë, ka lënë të vrarë mijëra persona, miliona të tjerë janë zhvendosur dhe janë shkatërruar qytete dhe vendbanime.
Moska e cilëson pushtimin e Ukrainës si “operacion të posaçëm ushtarak”.