Ndërlidhjet

Shtohen vdekjet dhe shkatërrimet në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e gjashtë, teksa është raportuar se ushtria e Rusisë ka ngritur pika kontrolli në periferi të qytetit jugor të Ukrainës, Herson, dhe se një kolonë e gjatë automjetesh ushtarake ruse është duke iu afruar Kievit, ndërsa është thënë se forcat ruse synojnë të rrethojnë qytet-portin e Mariupolit, më 1 mars.

Pamjet e luftimeve në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, shfaqën zona të banuara duke u bombarduar, dhe ndërtesa banimi duke u goditur nga shpërthime të fuqishme. Anton Herashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka thënë se dhjetëra njerëz në Harkiv janë vrarë nga sulmet me raketa, më 28 shkurt.

Kreu i rajonit Sumi, Dmytro Zhyvytskyy, ka njoftuar se më shumë se 70 ushtarakë ukrainas janë vrarë kur trupat ruse bombarduan një bazë ushtarake në qytezën Ohtirka, që ndodhet midis Harkivit dhe Kievit.

(Përgatiti: Taulant Qenaj)

Trego më shumë

XS
SM
MD
LG