Lufta e talibanëve ndaj muzikës në Afganistan
Talibanët njoftuan në gusht se kanë shkatërruar mbi 20.000 instrumente muzikore në Afganistan gjatë vitit të kaluar. Grupi ekstremist i konsideron instrumentet si joislamike dhe lejon vetëm të kënduarit e pashoqëruar nga to. Në intervista me Radion Evropa e Lirë, një muzikant afgan në mërgim e ka dënuar vendimin, përderisa kreu i Institutit Kombëtar të Muzikës të Afganistanit ka thënë se “muzika ka qenë viktima e parë e kthimit të talibanëve”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
19 dhjetor 2025Shansi i Kosovës për NATO mes luftës në Evropë
-
14 dhjetor 2025Rusia ndalon Roblox-in, fëmijët i ankohen Kremlinit