Dritat fiken, industria ndalet - lufta thellon krizën e energjisë në botë
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
1
Një fermer në një pikë karburanti që ka mbetur pa naftë në Manikganxh të Bangladeshit, më 8 prill.
Mungesa e karburanteve, e shkaktuar nga bllokada që ka vënë Irani në Ngushticën e Hormuzit, po ndihet në mbarë botën, veçanërisht në Azi. Ky rajon importon nga Lindja e Mesme rreth 60 për qind të gjithë naftës së papërpunuar që i duhet.

2
Dyqane të mbyllura në Kajro, më 28 mars, pasi Qeveria e Egjiptit urdhëroi që ato të ndalin punën në orën 21:00, për shkak të mungesës së energjisë, të shkaktuar nga lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin.
3
Një peshkatar duke protestuar në një ishull francez në Korsikë, pasi çmimet e naftës atje janë më të larta sesa në territorin e Francës.
4
Makina dhe motoçikleta formojnë radhë të gjatë jashtë një pike karburanti në Daka të Bangladeshit, më 6 prill. Mungesat i atribuohen “blerjes nga paniku”, mes pasigurisë për furnizime me karburante.