Të dërgosh mesazh: Pse ushtarët në Ukrainë shkruajnë në predha
Në Ukrainë, mesazhet e shkruara mbi predhat e gjuajtura ndaj armikut, kanë marrë një pikësynim të ri në epokën e mediave sociale. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një komandant i artilerisë ukrainase duke nënshkruar një predhë, në rajonin e Donjeckut më 4 nëntor në kujtim të Valentyn Dikhtyarit, një ushtar dhe mik i tij, i cili u vra në një aksion në mars të vitit 2023.
“Sa më shumë duan hakmarrje, aq më e madhe është predha që nënshkruajnë”, thotë Rybakova.
“Sa më shumë duan hakmarrje, aq më e madhe është predha që nënshkruajnë”, thotë Rybakova.
![Një predhë artilerie me frazën "një letër për [presidentin ukrainas Volodymyr] Zelensky", shihet në një pozicion të luftëtarëve pro-rusë në Rajonin Donjeck të Ukrainës në tetor 2022. Shkrimi mbi predha është një zakon i kohës së luftës, të paktën 2000 vjet i vjetër. Shembulli i parë i njohur është një plumb i lashtë grek i gjuajtur me hobe ku është shkruajtur fjala "kap!" ](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-7f4c-08dbded2379d_w1024_q10_s.jpg)
6
Një predhë artilerie me frazën "një letër për [presidentin ukrainas Volodymyr] Zelensky", shihet në një pozicion të luftëtarëve pro-rusë në Rajonin Donjeck të Ukrainës në tetor 2022.
Shkrimi mbi predha është një zakon i kohës së luftës, të paktën 2000 vjet i vjetër. Shembulli i parë i njohur është një plumb i lashtë grek i gjuajtur me hobe ku është shkruajtur fjala "kap!"
Shkrimi mbi predha është një zakon i kohës së luftës, të paktën 2000 vjet i vjetër. Shembulli i parë i njohur është një plumb i lashtë grek i gjuajtur me hobe ku është shkruajtur fjala "kap!"

7
Një raketë ruse TOS-1A e kapur nga Ukraina teksa qëllon drejt pozicioneve ruse pranë Kreminës në rajonin e Luhanskut në korrik. Në mbështjellësin e raketës është shkruar "Da Vinci", që është emri i koduar i komandantit të batalionit ukrainas Dmytro Kotsiubailo, i cili u vra në betejë në mars.

8
Maja e krahut të një droni kamikaz rus që goditi Kievin në tetor 2022, me fjalët "Për Belgorodin dhe "për Lug (ose Luch)". Rajoni i Belgorodit i Rusisë u sulmua gjatë një inkursioni nga Ukraina nga milicitë anti-Kremlin në pranverën e vitit 2023, dhe ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga Kievi. Lug/Luch mund t'i referohet një termocentrali rus në Belgorodin jugor që u dëmtua në një sulm ukrainas disa ditë përpara se të lëshohej ky dron, ose vendi i një beteje të Luftës së Dytë Botërore midis forcave sovjetike dhe naziste.