Spitali fluturues që trajton të plagosurit në Ukrainë
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, rreth 2.000 të plagosur janë evakuuar nga vendi me avionë specialë që operohen nga Norvegjia dhe janë dërguar nëpër spitale në të gjithë Evropën. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një ushtar i plagosur ukrainas është transportuar në një avion evakuimi mjekësor (Medevac, shkurtesë për "medical evacuation") në Rzeszow, Poloni, më 22 mars.
Me më shumë se 800 objekte shëndetësore në shënjestër të sulmeve që nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia, fluturimet e Medevac-it kanë qenë të rëndësishme për shpëtimin e ushtarëve dhe civilëve të plagosur rëndë.

2
Familjarët e ushtarëve të plagosur ukrainas gjithashtu mund t'i shoqërojnë ata në fluturimet e Medevac-it.

3
Edhe kafshët e tyre shtëpiake janë të mirëseardhura në bord.

4
Ushtari i plagosur ukrainas, Mykola Fedirko, 22 vjeç, pushon gjatë fluturimit me avionin mjekësor në Rzeszow, Poloni. "Është hera e parë që hipi në avion", thotë Fedirko, i cili u godit nga një predhë e trupave ruse, në një llogore në rajonin e Donjeckut.