Ndërlidhjet

Macron ndërmjetësues në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit


Presidenti francez, Emmanuel Macron, fajëson Iranin për hedhjen e raketës nga rebelët e Jemenit, që në shënjestër kishte kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riadin.

Ai tha se ky veprim, edhe njëherë sinjalizon nevojën e negociatave me Teheranin rreth zhvillimit të tyre raketor.

Raketa që u shkatërrua nga Arabia Saudite, që u hodh nga Jemeni, e që qartë duket se është nga Irani, tregon saktë fuqinë e programit të tyre”, ka thënë Macron, gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Në mesin e fqinjëve arab, ka shqetësime të mëdha rreth Irani dhe hedhjes së raketave”, ka thënë Macron, duke shtuar se “bisedimet rreth kësaj çështje duhet të fillojnë”.

Sikurse kemi vepruar në vitin 2015, është e nevojshme të vendosim një kornizë për aktivitetet raketore për Iranin”, ka thënë Macron.

Irani në anën tjetër ka hedhur poshtë akuzat se po i furnizon militantët Huthi me armatim, duke shtuar se programi i tyre raketor është vetëm për mbrojtjen e tyre.

Nuk është sa për të shfaqur naivitet, po e bëjmë këtë për të qëndruar pranë aleatëve tanë, në veçanti Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjithashtu këto adresime po bëhen në mënyrë që mos të kemi politika konservatore që mund të rezultojnë në disbalancë apo në ndonjë konflikt në rajon”, ka thënë Macron.

Macron është takuar me princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ku i ka thënë se “Franca dënon shënjestrimet raketore në qytetin e Riadit”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite.

Unë besoj se është shumë e rëndësishme të punojmë me Arabinë Saudite me qëllim të garantimit të stabilitetit”, ka thënë Macron.

Raketa e lëshuar më 4 nëntor, është shkatërruar afër aeroportit ndërkombëtar dhe ishte shumë afër të arrinte në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Princi Selman ka fajësuar Iranin për furnizimin e rebelëve Huthi me raketa dhe ka paralajmëruar se ajo mund të konsiderohet “akt i luftës”.

Shtetet e Bashkuara sikurse Arabia Saudite fajësojnë Iranin për shpërndarje ilegale të armëve të aleatët e tyre në Jemen.

Pavarësisht akuzës në adresë të Iranit, Macron tha se Franca ende qëndron me marrëveshjen bërthamore, që kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Braktisja e mundshme e marrëveshjes do të çojë botën drejtë luftës apo mungesës së kontrollit”, tha Macron.

Macron ka thënë se ai do të udhëtojë në Iran në vitin 2018.

Nëse një vizitë e tillë realizohet, ai do të shënohet si presidenti i parë francez që udhëton në Iran që nga viti 1971.

Përgatiti: Linda Gjokaj
XS
SM
MD
LG