Ndërlidhjet

Macron porosit prindërit t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi

Trazirat në Francë.
Trazirat në Francë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u kërkoi prindërve të premten që t'i mbajnë adoleshentët në shtëpi dhe propozoi kufizime në media sociale për të shuar trazirat që u përhapën në të gjithë Francën pas vrasjes fatale nga policia të një shoferi 17-vjeçar.

Protestat kanë rezultuar deri më tani me arrestimin e rreth 900 personave.

Pas një takimi të dytë krize me ministra të lartë, Macron pohoi se platformat e mediave sociale si Snapchat dhe TikTok luajtën një "rol të konsiderueshëm" në nxitjen e akteve të dhunës gjatë trazirave të kësaj jave.

Macron tha se qeveria e tij do të punojë me kompanitë e teknologjisë për të vendosur procedura për "heqjen e përmbajtjes më të ndjeshme".

Ai nuk specifikoi përmbajtjen që kishte në mendje, por tha se pret një “frymë përgjegjësie nga këto platforma”.

Autoritetet franceze planifikojnë gjithashtu të kërkojnë, kur është "e dobishme", identitetet "e atyre që përdorin këto rrjete sociale për të thirrur për trazira ose për të përkeqësuar dhunën", tha presidenti francez.

Macron tha se një e treta e individëve të arrestuar të enjten mbrëma ishin "të rinj, ndonjëherë shumë të rinj" dhe se "është përgjegjësi e prindërve" që t'i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

Deklaratat e liderit francez pasuan natën e tretë të trazirave në të gjithë Francën që kur një oficer policie qëlloi dhe vrau adoleshentin të martën në periferi të Parisit.

Protestuesit ngritën barrikada, ndezën zjarre dhe qëlluan me fishekzjarrë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe granata trullosëse.

Trazira në Francë pas vrasjes së 17-vjeçarit

Franca përjetoi natën e dytë të trazirave, që u nxitën pas vrasjes së një adoleshenti nga policia.
1/10 Franca përjetoi natën e dytë të trazirave, që u nxitën pas vrasjes së një adoleshenti nga policia.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sipas autoriteteve, të paktën 150 persona janë arrestuar nga policia gjatë natës së dytë të trazirave në Francë.
2/10 Sipas autoriteteve, të paktën 150 persona janë arrestuar nga policia gjatë natës së dytë të trazirave në Francë.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera në drejtim të zyrtarëve policorë, ndërsa dogjën edhe disa vetura.
3/10 Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera në drejtim të zyrtarëve policorë, ndërsa dogjën edhe disa vetura.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Afër 2.000 policë ishin dislokuar në Paris.
4/10 Afër 2.000 policë ishin dislokuar në Paris.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Nahel M., 17 vjeç, u qëllua me armë zjarri në gjoks mëngjesin e së martës. 
5/10 Nahel M., 17 vjeç, u qëllua me armë zjarri në gjoks mëngjesin e së martës. 
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ky incident ka nxitur debatin në Francë lidhur me taktikat që përdor policia.
6/10 Ky incident ka nxitur debatin në Francë lidhur me taktikat që përdor policia.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Taktikat e policisë për një kohë të gjatë janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut lidhur me trajtimin e njerëzve me të ardhura të ulëta, veçmas të pakicave etnike.
7/10 Taktikat e policisë për një kohë të gjatë janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut lidhur me trajtimin e njerëzve me të ardhura të ulëta, veçmas të pakicave etnike.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Nëna e adoleshentit të vrarë ka bërë thirrje për një marshim të enjten, në nderim të djalit të saj të vetëm. Nahel M. Ishte ndaluar nga policia rrugore, derisa ai po ngiste një makinë të llojit Mercedes. Policia fillimisht kishte thënë se e kishte qëlluar adoleshentin, pasi ai ishte nisur me makinë drejt tyre, por këto deklarata janë në kontradiktë me disa video që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
8/10 Nëna e adoleshentit të vrarë ka bërë thirrje për një marshim të enjten, në nderim të djalit të saj të vetëm. Nahel M. Ishte ndaluar nga policia rrugore, derisa ai po ngiste një makinë të llojit Mercedes. Policia fillimisht kishte thënë se e kishte qëlluar adoleshentin, pasi ai ishte nisur me makinë drejt tyre, por këto deklarata janë në kontradiktë me disa video që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mbeturinat shihen në një rrugë pas përleshjeve mes të rinjve dhe policisë, në protestat pas vdekjes së adoleshentit 17-vjeçar, i cili u vra nga një oficer policie gjatë një ndalimi trafiku, në Nanterre, periferia e Parisit, Francë, 28 qershor 2023.
9/10 Mbeturinat shihen në një rrugë pas përleshjeve mes të rinjve dhe policisë, në protestat pas vdekjes së adoleshentit 17-vjeçar, i cili u vra nga një oficer policie gjatë një ndalimi trafiku, në Nanterre, periferia e Parisit, Francë, 28 qershor 2023.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Përveç në Paris, përleshje mes policisë dhe protestuesve të mërkurën mbrëma ka pasur edhe në Tuluz, Lion dhe Dizhon.
10/10 Përveç në Paris, përleshje mes policisë dhe protestuesve të mërkurën mbrëma ka pasur edhe në Tuluz, Lion dhe Dizhon.
Autoritetet franceze kanë thënë se së paku 150 persona janë arrestuar në natën e dytë të trazirave në Francë, që u nxitën pas vrasjes së adoleshentit Nael M. nga policia. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Policia tha se të paktën 200 policë janë plagosur.

Qeveria e Macronit ka vendosur 40.000 oficerë për të rivendosur rendin dhe për të bërë arrestime për sjelljen që ai e përshkroi si "të papranueshme dhe të pajustifikueshme".

Macron nuk shpalli gjendje të jashtëzakonshme, një taktikë e përdorur nga një qeveri e mëparshme franceze në vitin 2005 për të shuar trazirat pas vdekjes aksidentale të dy djemve ndërsa ata iknin nga policia.

XS
SM
MD
LG