Një protestuese në Gjermani duke mbajtur portretin e Mahsa Aminit.
Një raport i forenzikës i publikuar nga autoritetet iraniane tha se vdekja e Mahsa Aminit nuk u shkaktua nga goditjet në kokë dhe gjymtyrë, por ishte e lidhur me një sëmundje. Këto gjetje janë kundërshtuar nga familja e 22-vjeçares, që thanë se ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të dërgohej në paraburgim për shkeljen e rregullave të hixhabit.
Agjencia shtetërore e lajmeve, ISNA, tha më 7 shtator se Organizata Shëndetësore e Forenzikës ka përcaktuar se “një sëmundje” ishte shkaktare e vdekjes së Aminit, por nuk është përmendur nëse ajo kishte pësuar ndonjë lëndim. Sipas televizionit shtetëror iranian, në raportin e forenzikës thuhet se vdekja e Aminit ishte e lidhur me “një ndërhyrje kirurgjike për tumor në tru, kur ajo ishte tetëvjeçare”.
Amini ishte arrestuar më 13 shtator nga policia e moralit të Iranit dhe vdiq tri ditë më pas.
Dëshmitarët kanë thënë se Amini ishte rrahur gjatë arrestimit, ndërkaq babai i saj ka deklaruar se ajo kishte pasur shenja të dhunës në këmbët e saj, duke mbajtur përgjegjës policinë për vdekjen e së bijës. Vdekja e Aminit ka nxitur një valë protestash në mbarë Iranin, lidhur me trajtimin e grave dhe kushteve të rënda të jetesës në përgjithësi.
Ndërkaq, nëna e një 16-vjeçarje që u vra gjatë protestave për Aminin, ka hedhur poshtë pretendimet zyrtare se vajza e saj ra nga një ndërtesë, duke thënë se e bija kishte pësuar goditje në kokë.
Nasreem Shakrami tha për Radion Evropa e Lirë se është nën presion nga autoritetet që të ndjekë narrativin e Qeverisë – që vajza e saj ra nga një ndërtesë – sa i përket arsyes së vdekjes së vajzës së saj.
Shakrami tha se autoritetet mbajtën sekret vdekjen e vajzës së saj, Nikas, për nëntë ditë dhe më pas ata nxorën fshehurazi trupin e pajetë të saj nga morgu për ta varrosur në një zonë të largët, pa pëlqimin e familjes.
Protesta nëpër botë pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim
1/20Portestuesit u përballën me policinë e speciale derisa po merrnin pjesë në një demonstratë në mbështetje të protestuesve iranianë në Paris, më 25 shtator 2022.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
2/20Homazhe të organizuara nga studentë dhe aktivistë nga Universiteti i Delhit në mbështetje të protestave kundër regjimit në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini. Nju Delhi, Indi, 26 shtator 2022.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
3/20Një grua duke mbajtur në prehër vajzën e saj gjatë homazheve dhe protestave kundër vdekjes së Mahsa Amini, jashtë ndërtesës Federale Wilshire në Los Anxhelos, më 22 shtator.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
4/20Një protestuese mban një pankartë me mbishkrimin "Ky është imazhi i popullit tim. Bëhuni zëri i iranianeve"gjatë një demonstrate në Paris në mbështetje të protestuesve iranianë.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
5/20Një grua duke protestuar në Teheran.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
6/20Protestuesit kurdë irakianë dhe iranianë jashtë zyrave të OKB-së në Arbil, duke mbajtur lart një pankartë me imazhin e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq derisa ishte e paraburgosur nga autoritetet iraniane.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
7/20Gratë anëtare të grupeve feministe dhe migrantë iranianë gjatë një demonstrate në mbështetje të Mahsa Aminit, në Santiago, Kili.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
8/20Njerëzit duke protestuar kundër regjimit iranian në sheshin Mel Lastman në Toronto, Ontario.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
9/20Një grua në Santiago mban një pankartë gjatë një tubimi në shenjë solidariteti me protestuesit në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit javën e kaluar në Iran derisa po mbahej në paraburgim pasi ishte arrestuar nga policia iraniane e moralit.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
10/20Një grua refugjate iraniane që jeton në Greqi duke prerë flokët gjatë një demonstrate në Athinë, më 24 shtator 2022,
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
11/20Një grua iraniane, e cila jeton në Turqi duke protestuar jashtë Konsullatës iraniane në Stamboll, më 21 shtator.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
12/20Në shenjë solidariteti me gratë iraniane, disa gra djegin shamitë gjatë një proteste në qytetin e kontrolluar nga kurdët, Qamishli në Siri.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
13/20Nasibe Samsaei, një grua iraniane që jeton në Turqi, duke prerë flokët gjatë protestës në Stamboll.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
14/20Demonstruesit duke u përleshur me policinë gjatë protestës jashtë Ambasadës iraniane në Athinë, më 22 shtator.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
15/20Demonstruesit inë Nju Jork duke i bërë thirrje presidentit iranian, Ebrahim Raisi, të japë dorëheqje.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
16/20Një grua tregon një artikull gazete ku shkruan në persisht "Ishte Ershad?" termi për policinë morale të Iranit, gjatë një proteste jashtë Konsullatës së Iranit në Stamboll.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
17/20Aktivistet kurde duke protestuar në Sheshin e Martirëve në qendër të Bejrutit, Liban.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
18/20Anëtarët e grupit aktivist feminist Femen me fjalët "Grua, jetë, liri" të shkruara në gjoks e të zhveshura duke protestuar jashtë Ambasadës së Iranit në Madrid, më 23 shtator.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
19/20Një grua duke shkurtuar flokët në shenjë solidariteti, Bolonjë, Itali, siç tregohet në këtë montazh të imazheve të marra nga një video në mediat sociale.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
20/20Protestues duke prerë flokët në shenjë solidariteti me gratë në Iran, Berlin.
Demonstruesit në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën në shenjë solidarizimi me protestuesit në Iran që kanë mbushur rrugët pas vdekjes sa ishte në paraburgim të Mahsa Aminit, gruas kurde e cila ishte arrestuar nga policia e moralit në Iran.
Previous slide
Next slide
Sipas saj, në raportin e forenzikës thuhej se disa nga dhëmbët e Nikas dhe disa eshtra në fytyrë ishin të thyera dhe kishte fraktura në kafkë. Kjo bëri që nëna e saj të dyshojë se Nika ishte rrahur.
“Të gjitha dëmtimet i kishte në kokë”, tha ajo.
Të paktën 154 persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë vrarë gjatë 18 ditë protesta, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, teksa Qeveria iraniane ka paralajmëruar për shtypje më të ashpër të protestave, nëse ato vazhdojnë.