Ndërlidhjet

Biden dhe Xi bisedojnë për herë të parë pas shtatë muajsh


Joe Biden dhe Xi Jinping - fotografi e vitit 2013.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, biseduan përmes telefonit, për herë të parë pas shtatë muajsh.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se dy udhëheqësit “kanë diskutuar përgjegjësinë e dy vendeve të tyre, për të siguruar që konkurrenca nuk kthehet në konflikt”.

Kjo është vetëm biseda e dytë e tyre qëkur Biden ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, spiunazhin dhe të drejtat e njeriut.

SHBA-ja kritikon Kinën edhe për mungesë transparence sa i përket origjinës së koronavirusit, për çështjet që lidhen me Tajvanin dhe për mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

“Dy udhëheqësit kanë pasur një diskutim të gjerë strategjik për fushat, ku interesat tona përputhen dhe fushat, ku interesat, vlerat dhe perspektivat tona ndryshojnë”, tha Shtëpia e Bardhë.

Transmetuesi shtetëror kinez tha se biseda ishte “e sinqertë dhe e thellë”, duke shtuar se ajo ka mbuluar “çështje me interes të ndërsjellë”.

XS
SM
MD
LG