Riaktualizohet çështja e martesave të gjinisë së njëjtë
Fotografi e realizuar në Paradën e parë të Krenarisë të mbajtur në Prishtinë më 2017.
Çështja e martesave mes çifteve të gjinisë së njëjtë është në fokus të Javës së Krenarisë në Kosovë, e cila ka nisur të hënën, më 28 qershor. Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen.
Rajmonda, menaxhere e projekteve në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Sociale, thotë se komuniteti LGBTI (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët), është i shqetësuar pasi që Kodi Civil i cili është duke u hartuar, nuk përmban martesat e çifteve të gjinisë së njëjtë.
1/12Parada e Krenarisë në Shkup të Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 26 qershor, 2021.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
2/12Një protestuese vallëzon para policisë, që u mundua të pengonte aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT të mbanin paradë në Stamboll të Turqisë më 26 qershor, 2021.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
3/12Një pjesëtar i komunitetit LGBT merr pjesë në “Marshin për Barazi” në Lodz të Polonisë më 26 qershor, 2021. Këtë vit, marshi është mbajtur nën sloganin “Le të jetojmë”.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
4/12
Parada vjetore e Krenarisë në Paris të Francës. 26 qershor, 2021.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
5/12Qytetarët marrin pjesë në Paradën e Krenarisë në Milano të Italisë më 26 qershor, 2021.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
6/12Parada e Krenarisë në Berlin të Gjermanisë.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
7/12Në Paradën e Krenarisë në Barcelonë të Spanjës, ky qen ka të vendosur një qafore me ngjyrat e ylberit.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
8/12Aktivistët dhe pjesëtarët e komunitetit LGBT gjatë Paradës së Krenarisë në Tel Aviv të Izraelit më 25 qershor, 2021.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
9/12Në Hagë të Holandës, qytetarët protestuan kundër një ligji të miratuar në Hungari, që po quhet Ligji kundër pedofilisë.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
10/12Një polic në Nju Jork gjatë Paradës së Krenarisë të mbajtur më 27 qershor, 2021.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
11/12Kjo vajzë e vogël merr pjesë në Paradën e Krenarisë në Lima të Perusë më 26 qershor, 2021.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
12/12Kjo pjesëtare e komunitetit LGBT feston për diversitetin seksual në Qytetin Meksiko. Mijëra persona morën pjesë në këtë paradë që u mbajt më 26 qershor, 2021.
Në shumë qytete në mbarë botën janë mbajtur marshe dhe parada në mbështetje të komunitetit homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual (LGBT). Këtë vit, marshet po mbahen në kohën kur Hungaria ka miratuar një ligj, që ndalon shpërndarjen e informacioneve për LGBT te fëmijët.
Previous slide
Next slide
Në Kushtetutën e Kosovës thuhet ‘se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin’.
Ndërkaq, Kodi Civil thotë se ‘martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua’.
Martesa në këtë formë rregullohet edhe përmes Ligjit për familjen.
Ministria e Drejtësisë në një përgjigje më shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, thotë se grupi punues i Kodit Civil “në kuadër të adresimeve të shumë çështjeve, është duke diskutuar edhe për këtë çështje, e cila mund të adresohet në këtë Kod Civil apo edhe me një ligj të veçantë në të ardhmen”.
Blert Morina drejtor i organizatës Qendra për Barazi dhe Liri për Komunitetin LGBT, kërkon nga autoritetet kompetente që Kodi Civil të përdorë gjuhën neutrale te martesat, ashtu siç përdoret në Kushtetutën e Kosovës.
“Martesat për personat e seksit të njëjtë duhet të pranohen, pasi fatkeqësisht kjo neve nuk na lë zgjidhje tjetër përveç se ta dërgojmë Kodin Civil në Gjykatën Kushtetuese, pasi që konsiderojmë që Kodi aktual Civil është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Unë jam i vetëdijshëm se kërkesat tona janë legjitime”, thotë ai duke shtuar se ka mungesë guximi nga autoritetet e Kosovës për të sfiduar “mentalitetin homofob që ka një pjesë e shoqërisë në Kosovë”.
Si është e rregulluar në rajon martesa mes çifteve të gjinisë së njëjtë?
Mali i Zi ka miratuar Ligjin për martesat e gjinisë së njëjtë gjatë qeverisë së kaluar, përkatësisht më 1 korrik 2020. Ky ligj duhet të hyjë në fuqi më 15 korrik të këtij viti. Megjithatë, ende nuk janë miratuar ndryshimet e disa ligjeve të tjera, të cilat janë të nevojshme që të zbatohet Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë.
Komuniteti LGBTIQ në Malin e Zi ka kërkuar nga Kuvendi malazez që deri më 25 korrik të ndryshojë të 26 ligjet e nevojshme, në mënyrë që Ligji për martesat e gjinisë së njëjtë të mund të hyjë në fuqi.
Në Serbi ende nuk është miratuar një ligj i tillë. Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Komuniteteve më 4 mars të vitit 2021 ka publikuar draft-ligjin për partneritet ndërmjet gjinive. Ky ligj do të duhej të legalizonte partneritetin, por jo edhe martesën.
Në anën tjerë, më 1 maj, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do ta nënshkruajë një ligj të tillë sepse ai është kundër Kushtetutës dhe Ligjit për familjen.
As Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria nuk kanë legjislacion që lejon martesat mes çifteve të gjinisë së njëjtë.
Komuniteti LGBTI, i diskriminuar
Blert Morina, i cili i takon komunitetit transgjinor, thotë se personat që i takojnë komunitetit LGBTI në Kosovë vazhdojnë të jenë të pasigurt. Ai thotë vazhdon të ketë dhunë fizike dhe psikike dhe të mos pranohen si të tillë në shoqëri.
Aktiviteti kryesor i Javës së Krenarisë është Parada e Krenarisë e cila mbahet në sheshin e Prishtinës. Ky aktivitet do të mbahet të enjten, më 1 korrik.
Parada e Krenarisë e cila për herë të parë në Kosovë është mbajtur në vitin 2017, sipas Rajmondës nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për komunitetin LGBTI.
“Kjo ka luajtur rol që popullata të jetë më e familjarizuar me termin LGBTI. Më herët as nuk kanë ditur çka është. Ka pasur një ngritje të vetëdijes së popullatës, por ka ngritur edhe reagime. Kjo mund të rrisë edhe nivelin e dhunës, pasi që ekspozimi i këtij komuniteti është më i lartë”, thotë ajo.