Qytetarët të shumtë i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator. Monarkja më jetëgjate e Britanisë dhe figura e kombit për shtatë dekada, vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte ikonë e njohur për miliarda njerëz anembanë botës. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Dita e parë pa Mbretëreshën
5
Një burr vendos lule në Pallatin Bakingam në Londër dhe përulet para Mbretëreshës së ndjerë. 9 shtator 2022.
6
Fotografia e portretit të Mbretëreshës Elizabeth II qëndron mes buqetave me lule dhe dedikimeve për të, jashtë portave të Kështjellës Uindsor në Angli. 9 shtator 2022.
7
Një grua bën një fotografi derisa njerëzit ecin pranë imazhit të Mbretëreshës Elizabeth II në stacionin Pancras në Londër, pas vdekjes së saj. 9 shtator 2022.
8
Një grua e mërzitur para Pallatit Bakingam në Londër, pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II. 9 shtator 2022.