Ndërlidhjet

Kalimi nga Mbretëresha në Mbret


Trashëgimtari i mbretëreshës, Princi Charles, puth dorën e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Londër, 18 maj 2009.

Rregullat e monarkisë britanike thonë se "një udhëheqës i ri pason në fron sapo të vdesë paraardhësi i tij ose i saj".

Kjo do të thotë se djali i madh i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Charles, u bë mbret menjëherë pas vdekjes së saj, më 8 shtator, 2022.

Megjithatë, mund të kalojnë muaj apo edhe më shumë përpara kurorëzimit zyrtar të Charlesit.

Në rastin e Elizabethës, kurorëzimi i saj u bë më 2 qershor, 1953 – rreth 16 muaj pas pasimit në fron më 6 shkurt, 1952, kur babai i saj, Mbreti George VI, vdiq.

Formalitetet që ndodhin pasi Charles merr fronin:

  • Brenda 24 orëve nga vdekja e një monarku, udhëheqësi i ri shpallet zyrtarisht sa më shpejt që të jetë e mundur nga "Këshilli i Anëtarësimit", në Pallatin e Shën James në Londër. Ky këshill përbëhet nga zyrtarë të Këshillit Privy, i cili përfshin ministra të lartë të kabinetit, gjyqtarë dhe drejtues të Kishës së Anglisë, të cilët thirren në pallat.
  • Pas kësaj, Parlamenti mbledh ligjvënësit të bëjnë betimin e tyre për besnikëri ndaj monarkut të ri.
  • Monarku i ri do të betohet para Këshillit Privy në Pallatin e Shën Jamesit për të ruajtur Kishën e Skocisë, sipas Aktit të Bashkimit të 1707-ës.
  • Shpallja e udhëheqësit të ri më pas lexohet publikisht në Pallatin e Shën Jamesit, si dhe në Edinburg, Kardif dhe Belfast – kryeqytetet e katër kombeve që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar.
  • Charles duhet të deklarojë në Parlament, në ditën e parë të seancës së tij pas pranimit, ose të kurorëzimit, cilado që të jetë e para, se ai është një protestant besnik. Betimi është i mandatuar nga Akti i Deklaratës së Aderimit të vitit 1910.
  • Ai gjithashtu duhet të bëjë një betim kurorëzimi siç parashikohet në Aktin e Betimit të Kurorëzimit të vitit 1689, Aktin e Zgjidhjes së vitit 1701 dhe Aktin e Deklaratës së Aderimit.
Përgatiti: Erjonë Popova
XS
SM
MD
LG