Charles III dhe gruaja e tij Camilla, në ceremoninë e kurorëzimit si mbret dhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar. 6 maj 2023.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që 1.000 vjet.
Në të njëjtën ceremoni, gruaja e tij Camilla, është shpallur mbretëreshë.
Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
Himnet janë kënduar në kishën Westminster Abbey të Londrës, ndërsa jashtë janë dëgjuar të shtëna armësh dhe fishekzjarre tjera, për të shënuar kurorëzimin e parë të një monarku britanik prej vitit 1953.
Zilet janë dëgjuar nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur ka nisur ceremonia.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.
Dita e kurorëzimit të Charles III si mbret
1/16Mbreti Charles III me gruan e tij Camilla duke shkuar në ceremoninë e kurorëzimit si mbret dhe mbretëreshë.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
2/16Mijëra njerëz kanë qenë nëpër rrugë për ta nderuar atë.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
3/16Camilla është shpallur mbretëreshë britanike.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
4/16Rruga nga Pallati Buckingham për në kishë.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
5/16Rrugëtimi i mbretit deri te kisha.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
6/16Ceremonia brenda kishës.

7/16Kurora e mbretit.

8/16Rrugët e Londrës janë mbushur me flamuj dhe zbukurime tjera.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
9/16Trupat e Gardës Mbretërore duke marshuar në rrugët e Londrës, për nder të kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
10/16Turmat e njerëzve që janë mbledhur për të parë nga afër parakalimin e mbretit, pas kurorëzimit në kishë.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
11/16Disa britanikë janë duke qëndruar në tenda që disa ditë, për të ruajtur një hapësirë në ambiente publike.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
12/16Shumë britanikë kanë thënë se janë të lumtur që mund ta përjetojnë një ceremoni të tillë.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
13/16Hera e fundit e një ceremonie të tillë është mbajtur 70 vjet më parë, kur Elizabeta II, e ka marrë titullin e mbretëreshës.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
14/16Autoritetet e sigurisë kanë ashpërsuar masat e sigurisë në qendër të Londrës, pasi në ceremoni pritet të marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
15/16Në ceremoninë e kurorëzimit do të marrin pjesë mbi 2.300 mysafirë. Në mesin e figurave të njohura botërore janë: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Jill Biden.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
16/16Sondazhet e kryera në mesin e britanikëve të rinj tregojnë se emocionet ndaj mbretërisë janë të zbehura. Republikanët, të cilët duan një udhëheqës shtetëror, të zgjedhur prej popullit, janë zotuar se do të protestojnë me mbishkrimet “Jo mbreti im”.
Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.
(Përgatiti: Krenare Cubolli)
Previous slide
Next slide
Ky kurorëzim – i pari i një burri, prej vitit 1937 – përbën vetëm ceremoninë e dytë të tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra.
Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar.
Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.
Reagimet mbi ceremoninë
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e ka përshkruar ceremoninë e kurorëzimit si “moment krenar të historisë, kulturës dhe traditave tona”.
“Moment i jashtëzakonshëm i krenarisë kombëtare”, ka thënë ai.
Mirëpo, jo të gjithë mendojnë kështu.
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka uruar mbretin Charles III dhe mbretëreshën Camilla, për titujt e rinj, dhe e ka lavdëruar “shoqërinë në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar”.
Përmes një postimi në Twitter, Biden e ka quajtur partneritetin mes dy shteteve si “burim të forcës për dy popujt”, dhe ka shtuar se është krenar që Zonja e Parë amerikane, Jill Biden, “është duke përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në këtë moment historik”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka konsideruar ceremoninë e 6 majit si “testament të forcës së monarkisë britanike”.
“Simbol i stabilitetit dhe vazhdimësisë. Përgëzimet e mia për mbretin Charles III dhe mbretëreshën Camilla”, ka thënë von der Leyen në Twitter.
Por, sondazhet e kryera në mesin e britanikëve të rinj tregojnë se emocionet ndaj mbretërisë janë të zbehura.
Ata kërkojnë që mbretëria të modernizohet, apo edhe të mos ekzistojë më fare.
Republikanët, të cilët duan një udhëheqës shtetëror, të zgjedhur prej popullit, kanë protestuar me mbishkrimet “Jo mbreti im”.
Thirrjet kundër monarkisë.
Në 14 shtetet tjera, ku Charles do të jetë mbret, përveç Britanisë, pamja duket, po ashtu, e zymtë.
Xhamajka dhe Belize kanë dhënë shenja këtë javë se do të çojnë përpara idenë e shndërrimit në republika, derisa edhe Australia e Kanadaja do të mund të ndjekin atë hap.
Aktualisht, britanikët janë duke u përballur me rritje të çmimeve të jetesës, prandaj edhe pyesin pse taksapaguesit duhet të kenë barrë shpenzimet e kurorëzimit, i cili besohet se do të kushtojë mbi 100 milionë funta.
Mbështetja
Megjithatë, turma të mëdha njerëzish janë mbledhur jashtë Pallatit Buckingham, gjatë gjithë javës.
Për një pjesë të britanikëve, familja mbretërore ka rol qendror në kulturën dhe historinë britanike.
Kurorëzimi do të ketë në qendër tri ngjarje kryesore, përfshirë një koncert në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, në mbrëmjen e së dielës.
“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë Karen Chamberlain, 57-vjeçare, e cila është duke fjetur jashtë që disa ditë, për të ruajtur një vend në zonën ku do të parakalojë mbreti.
“Askush prej nesh nuk e ka përjetuar kurorëzimin. Nëna ime ka ardhur në Londër më 1953. Duke qenë këtu, unë tregoj se jam krenare për monarkinë”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.
Në ceremoninë e kurorëzimit do të marrin pjesë mbi 2.300 mysafirë, përfshirë Princin Harry dhe Dukeshën e Saseksit.
Në mesin e figurave të njohura botërore janë: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, presidenti i Francës, Emmnauel Macron, dhe shumë të tjerë.
Autoritetet e sigurisë kanë ashpërsuar masat e sigurisë në qendër të Londrës, pasi në ceremoni pritet të marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë.
Sipas autoriteteve, më shumë se 11.500 zyrtarë policorë do të garantojnë sigurinë, të shtunën, në kryeqytetin britanik.